“Do të shkoj në Shkodër”, Rama paralajmëron nisjen e turit të falënderimit nëpër Shqipëri pas fitores së zgjedhjeve

175
Sigal

Edi Rama njoftoi se do tëq nisë një tur falënderimi nëpër Shqipëri, pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe ai do të nisë nga Shkodra, bashkia që fitoi PS për herë të parë në 32 vite.

“Unë e kam të nevojshme që të shkoj në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë. Nuk duhet ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me një dimension politik, të imponuar nga hijet e tyë shkuarës që tentuan që ta tërhiqnin këtë vend mbrapa.

Kryebashkiakët tanë të rizgjedhur apo të zgjedhur rishtas, u jam falënderuar për përpjekjet e tyre. Edhe më falënderues u jap socialistëve të bazës, anëtarëve të PS që u angazhuan me mish e me shpirt, pa diskutim patronazhistëve të palodhur dhe aktivistëve pa të cilët makinerisë tonë elektorale do ti mungonin shumë kuaj fuqi.

Falennderoj çdo zgjedhës të djathtë, nga ata që dëgjuan mesazhin tim për të mos dalë në votim. U jam mirënjohës edhe atyre sepse me mungesën e tyre iu Shqipërisë krenare, dinjitoze dhe aleate e palëkundur e SHBA. Të tjerëve që nuk ja dolën të dalin nga këneta e së shkuarës uroj të shohin se në atë kënetë nuk ka të ardhme. Ne do të angazhohemi dhe do gjejmë fuqi dhe energji të reja për ti qëndruar kësaj sfide të jashtëzakonshme që na bën duke na dhënë një besim të madh”, tha Rama.

Vijon