“Do të doja të qëlloja me molotov”, Ademi: Është nxjerrë nga konteksti. Ja çfarë doja të thoja

502
Sigal

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. ka reaguar pas lajmit të publikuar nëpërm medie, lidhur me deklaratën e saj të bërë në një emision televiziv, ku shprehej se do të dëshironte të qëllonte edhe ajo me molotov.

Me anë të një reagimi, Ademi sqaron se deklarata e saj është nxjerrë nga konteksti, pasi ka dëshiruar të thotë tjetër gjë. Sipas saj, fjala molotov është përdorur në kuptimin e zhurmës.

“po e artikuloj edhe një herë:

“… me “molotov” për të bërë shumë zhurmë! Shumë zhurmë! “. Ashtu siç kanë ushtuar e ushtojnë sheshet e kryeqyteteve perendimore në Itali, Francë, Greqi etj.

Fjalën time duhet ta kishit transmetuar të plotë e jo gjysma- gjysma! E keni të postuar të gjithën, prej kater ditësh, në faqen time Facebook!

Protesta, figurativisht edhe me “molotov” është një mënyrë për t’u mbrojtur nga ata që po na vrasin! Është mënyrë për të bërë zhurmë për t’u dëgjuar!”, – shkruan ndër të tjera Ademi.

Reagimi i Voltana Ademit:

“Molotov” ka shqetesuar deri në trembje shumëkënd! E artikuluar mjaft qartë nga unë në një intervistë televizive, kanë tentuar e po te tentojnë ta nxjerrin nga konteksti.

Në fakt, këto katër vite por edhe më herët, Shkodra dhe shkodranët kanë patur mijëra arsye për të përdorur “molotov”. U anashkaluan deri në harresë të plotë nga kjo qeveri, u burgosën, u dhunuan, iu hoq ndihma ekonomike, iu hoq buka e gojës, i pushtoi e i dhunoi kriminaliteti e pushteti i kriminelëve.

E sot po i kërkohet të mbyllin sy e veshë, kur po u rrembehet ajo që e fituan me mund e sakrifica, madje edhe duke sakrifikuar jetën: Demokracia, e drejta për të zgjedhur! E drejta per të jetuar e punuar të lirë! E drejta për të qenë të sigurtë e për të gëzuar vendin e vet!

E po e artikuloj edhe një herë:

“… me “molotov” për të bërë shumë zhurmë! Shumë zhurmë! “. Ashtu siç kanë ushtuar e ushtojnë sheshet e kryeqyteteve perendimore në Itali, Francë, Greqi etj.

Fjalën time duhet ta kishit transmetuar të plotë e jo gjysma- gjysma! E keni të postuar të gjithën, prej kater ditësh, në faqen time Facebook!

Protesta, figurativisht edhe me “molotov” është një mënyrë për t’u mbrojtur nga ata që po na vrasin! Është mënyrë për të bërë zhurmë për t’u dëgjuar!

Po prap do të protestojmë, me tërë fuqinë! Për të mbledhur të tjerë e sa më shumë!

E figurativisht me “molotov” , për të zhurmuar për dyert e mbyllura të institucioneve, dhe burgun që Edi Rama po i ndërton përditë njerëzve të thjeshtë, e qe po i vret përditë!

Kemi prekur fundin! Nga zhurma duhet të shqetësohen ata që kanë frikë! Dhe me të vertetë duhet të kenë frikë! Nga njerëzit e thjeshtë dhe nga e keqja që kanë mbjellur!

Kujtojmë se pas deklaratës së bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se kishte qeshur me deklaratën e saj. Sipas tij, kjo ishte shenjë që tregon se si është katandisur opozita.