“Do nxjerr dekret dhe për shpërndarjen e qeverisë”/ Paralajmërimi me tone të ashpra i Presidentit Meta: Të çojmë kryeministrin e ri në zyrë me popullin, jo me policinë e Lleshit

95

Shembja e Teatrit në kohë pandemie është tregues tepër komprometues mendon kreu i shtetit Ilir Meta, i cili paralajmëroi se nëse do nxjerrë një dekret për shpërndarjen e parlamentit, “do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë”.

meta te cim peka

Me një ton të lartë dhe të ashpër, në studion e Syri tv, Presidenti Meta tha se “dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar”.

“Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera se po shkojnë në situata të paparashikueshme por duhet të mendoni e ju e shoqëria civile e qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë.

Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do njerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit por do i coj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.

Unë këta policë do i coj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar.
Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të cojmë kryeministrin e ri në zyrë atje
nëse populli përkrah një gangster kjo është një cështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta.