Do ketë dokumente me zë dhe figurë që tregojnë se PS, në bashkëpunim me bandat kriminale, kanë tjetërsuar dhe blerë votat

516
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI në Dibër

Në vazhdim do ketë dokumente dhe fakte të tjera me zë dhe me figurë se si drejtues të Partisë Socialiste në bashkëpunim me bandat kriminale në qytete të ndryshme, kanë tjetërsuar dhe kanë blerë votat. Ashtu sikurse kemi prezent raportin e OSBE-OHDIR-it, ashtu siç kemi deklaratat apo raportet e përgatitura nga Bashkimi Evropian, që 20% e votave të zgjedhjeve të 2017-ës kanë qenë vota të blera. Duke qenë në një situatë të tillë, tashmë ky parlament nuk ka më asnjë vlerë sepse morali i mandateve të mazhorancës është morali i mandateve të drogës, ku shqiptarët ndihen çdo ditë e më shumë të frustruar, të shqetësuar dhe të lodhur dhe kjo vjen për shkak të situatës, në të cilën është krijuar vendi. Po të shikojmë atë që ndodh, vërtetë është mungesa e shpresës.. Vetëm në rrethin e Dibrës, në kohën që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga LSI, 800 fermerë kanë fituar projekte subvencioni fituese në pemëtari. Sot në një vit qeverisje të Edi Ramës është vetëm një projekt për Dibrën. Pra, ky është elementi më i thjeshtë që ne mund t’i themi dibranëve hapur. Në kohën e LSI-së, 800 fermerë kanë marrë subvencion nga LSI, në kohën e Edi Ramës që e mori tepsinë që e donte vetëm për vete, ka dhënë vetëm një projekt në pemëtari për dibranët. Dhe arroganca e Edi Ramës kalon çdo lloj norme e kufiri. Tashmë detyra jonë do të jetë, të jemi instrumentet qe protestat popullore, do ta përdorin partinë tonë, por edhe partitë e tjera opozitare për të arritur qëllimin, të cilat kanë vetëm një qëllim, largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Deputeti Përparim Spahiu: Gjithë të këqijat vijnë nga zgjedhjet jo korrekte, nga zgjedhjet jo të lira

Rama ka një sistem të vetin që vetëm ai e beson edhe vendi po shkon vërtet drejt një situate mjaft të rëndë ekonomike, ku vetë të dhënat, vetë situata, emigrimi masiv i njerëzve, ku janë mbi 300 mijë njerëz që kanë emigruar këto 2 vitet e fundit. Madje, tani kemi edhe problemin e shtresës së mesme që po plotëson lotarinë amerikane. Bëhet fjalë për Gjermaninë që do hapë dyer, sepse ka nevojë për njerëz. Ne jemi të pa përgatitur me këtë situatë dhe me këtë qeveri. Të punojmë këtu ku jemi, të punojmë në Shqipëri sepse nuk e meritojmë emigrimin, boll kemi emigruar 27 vite. Edi Rama dhe është përgjegjësi i gjithë kësaj situate që është krijuar. Them që Dibrës i takon më shumë sesa qarqeve të tjera, që të ketë reagimin e saj, pasi nga 2013 pati edhe zgjedhje të 2016, edhe pse ishim pjesë me ta, ne nuk ramë dakord asnjëherë për stilin dhe mënyrën që ato zgjedhje u zhvilluan.