“Do fillosh t’i printosh vetë lekët se s’ke më zgjidhje”/ Ish-deputeti ironizon Ramën: Mos shkarkon edhe Guvernatorin

464
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahu përmes një statusi në Facebook ka ironizuar nismat e reja të ndërmarra nga qeveria lidhur me politikat monetare. Spahiu ka thumbuar Ramën për varfërinë ekstreme që ka pllakosur vendin duke i bërë me dije se shumë shpejt edhe ai vetë do përfundojë duke i printuar vetë lekët pasi në Bankën e Shqiëprisë nuk do të ketë më asnjë gjë të mbetur.

Statusi i Spahiut

Kërcënimi i KM-s dje bizneseve, të vegjëlve normal, mu duk si grabitësit e furgonave në vitin 1997.

Evazion Evazion Evazion Burg Burg Burg

A thua se anijen me shqeqer e miell e sjell ai i kioskës, a thua se kamionat me cigare i sjell ai që shet në rrugë, a thua se anijet me naftë i sjell ai shpërndarësi te kaburanti.

Ata që i sjellin, nuk i kërcënon dot Ti, pasi ju ke borxhe, të kanë financuar dhe vazhdojnë të financojnë që të jesh aty ku je.

Ata janë të MEDHENJTE, ata nuk i kërcënon por as kontrollon dot..!!!

Mesazhi i djeshëm bizneseve, të vegjëlve normal, të tregon të mbaruar.

Të ka mbetur arka bosh.

Kam frikë, e kam thënë dhe herë tjetër, që ti do ti drejtohesh Bankës së Shqipëtisë.

Ti do të printosh Lekë, nuk ke rrugë tjetër.

Shpresojmë, nga mosbindja, të propozosh dhe shkarkimin e Guvernatorit të Bankës….!!!