Ditë e zezë/ VOA dhe DW/ Parlamenti voton paketën antishpifje, gazetarët në protestë. Radio Franca: Vetëm një emër domain: Rama.al, ligji me pasoja të frikshme. Reagojnë ambasadorja e Suedisë dhe i Austrisë dhe Akademik Artan Fuga: Obskuracioni ka pllakosur këtë vend. Sot është dita kur ka lloj – lloj rufjanësh politikë, injorantësh në fushën e komunikimit, këta askush nuk do t’i votonte as në lagjen e vet.

374
Sigal

Ditë e zezë

Akademik Artan Fuga

Sot është dita kur veç të tjerëve ka edhe lloj – lloj rrufjanësh politikë, injorantësh në fushën e komunikimit masiv, në fushën e medias, lloj – lloj analfabetësh që lexojnë tekste dukshëm shkruar nga të tjerë, me një të folur çaprazçe, pa asnjë fakt të vërtetuar dhe duke përgjithësuar, që kurrë nuk dalin para publikut që pretendojnë se përfaqësojnë për të komunikuar me të, me gabime logjike të llahtarshme, shpifin për gazetarët, përdhosin mediat, me kokën zhytur në letrat që kanë përpara.

O Zot, çfarë do të bënin këta po të detyroheshin të flisnin pa letra!

Këta që askush nuk do t’i votonte as në lagjen e tyre!

Dëgjoj që shajnë pa dallim të gjitha partitë e qeveritë në këta tridhjet vjetë, këta që në emër të atyre partive kanë ardhur në kolltuqe!

Ditë e keqe sot në Shqipëri!

Mjerim i madh!

Hipokrizi e madhe.

Hajvanllëk i madh!

Dhe ku ? Atje ku shpifja, fjalët e pista, fyerjet kanë zjerë si supë në kazan dhe e degjeneruan të gjithë shoqërinë shqiptare.

Këta mendojnë të pastrojnë gjuhën e komunikimit publik?

Dëgjoj edhe fjalime që poqese do t’i dëgjoja nga ndonjë student i vitit të parë në shkencat e komunikimit do ta detyroja të shkretin ose të shkretën të vinte për vjeshtë!

Por, ku studentët, ku këta!!!

Obskurantizmi e ka pllakosur këtë vend!

Trishtim i rëndë!

Ditë e zezë!

Gjykimet jashtë gjykatave – shkelje kushtetuese të përhershme!

Akademik Artan Fuga

Edhe gjoja modifikimet e mbrëmshme të bëra në tekstin e projektligjit kundër të drejtave qytetare që për shpifje të mund të shkojnë në gjykatë, nuk treguan veçse kokëfortësi për të zëvendësuar gjykatat me dënime paralele penale nga një jogjykatë, si AMA nen kontroll ngjyrash politike!

Imagjinoni si do të votojnë anëtarët e bordit të AMA -s që vijnë nga e djathta nëse atje ankohet ndonjë politikan i majtë, imagjinoni si do të votonin të majtët nëse atje do të ankohej një politikan i djathtë!

Zëvendësimi i gjykatës nga KA e AMA-s do të thotë :

gjyq pa avokat,
gjyq pa tre shkallë drejtësie,
gjykim pa praninë e vetë të akuzuarit dhe akuzuesit,
pa procedura,
pa të drejta për palët,
gjykim i bërë nga gazetarë pjesë e KA (specialistë të medias) pika që nuk më bie!)
pa asnjë formim juridik, dhe
pa përgjegjësi për karrierën e tyre edhe nëse japin dënime idiote,
aq më shumë që pas tre vjetësh ikin në punë të tyre a në ndonjë post tjetër nëse sillen mirë!
Edhe vetë “gjykatësit e AMA-s” pa status ligjor dhe pa mbrojtje statutore ligjore!
Pa asnjë mundësi për të mbledhur prova, bërë hetime të pavarura, pa i dhënë medias dhe publikut të marrë pjesë në sallën e gjykimit,
me konflikt interesi sepse gazetarët do të japin dënime për gazetarët e mediave të tjera!

Tmerr, o tmerr!

Ankimimet në gjykatën administrative një farsë dhe manipulim sepse atje nuk gjykohet çështja në vetvete, por sipas ligjit shqyrtohet thjesht vendimi i një jogjykate, ndërkohë që shpifja, ofendimet ndaj personit etj, nuk janë vepra ose mosveprime administrative, por vepra ose kundravajtje penale ose të parashikuara nga kodi civil!

Gjykatat mënjanohen djallëzisht!

Kjo do të jetë drejtësia sipas ligjit për të cilin protestojnë sot gazetarët te Kuvendi!  Protesta më e ligjshme në botë përpara një ligjëvënësi që sillet në mënyrë arbitrare dhe shkel me të dyja këmbët kushtetutën e Shqipërisë dhe të drejtat e qytetarëve!