Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor, Presidenti Meta kujton Nënë Terezën dhe jep mesazhin e rëndësishëm

458
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka kujtuar Shenjtoren Nënë Tereza në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor.

Sakaq Presidenti Meta ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm, teksa shkruan se suhet të jemi pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim.

Statisi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim.