Dita e 24 e protestës së opozitës, Basha drekon me ambasadorët e BE

566
Kryeopozitari Lulzim Basha po drekon me ambasadorët e Bashkimit Europian në një restorant në qendër të Tiranës.
Ky takim vjen në ditën e 24 të protestës së opozitës, e cila prej 18 shkurtit kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Po sot Rama bëri publike dhe emrat e 4 ministrave të rinj, pas shkarkimit të Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme, Blendi Klosit, Ilir Beqajt dhe Bledi Çuçit.
Një javë më parë lideri i opozitës drekoi dhe me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Ndonëse ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe t’i bashkohet diskutimeve në Kuvend, kjo e fundit nuk ka pranuar, ndërsa vijon kauzën e saj, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.
Sigal