Dita 2 – Vijon protesta e PD, Basha i bashkohet qytetarëve: Parlamenti jeni ju

400
Ka hyrë në ditën e dytë protesta e opozitës, tashmë e ngujuar në një çadër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike, por edhe deputetë të kësaj force politike nën tingujt e muzikës kanë kaluar natën në çadrën e ngritur një ditë më parë nga të rinjtë e FRPD.
Deputetë të PD kanë vizituar herë pas herë qytetarët dhe kauza e tyre është qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ora 10:20 Basha i bashkohet sërish protestës
“Ky është Parlamenti dhe Parlamenti jeni ju”, tha Basha përpara qytetarëve.
Sigal