“Disponoj regjistrimin që KM më shantazhon djalin”, denoncimi i fortë: 4 studentë që debatuan me Ramën u mbajtën 9 orë në Polici

517
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një prindi, i cili shprehet se policia ka mbajtur për rreth 9 orë katër studentë që kanë debatuar me kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu ajo shprehet se disponon regjisrim, kur Kryeministri shantazhon djalin në telefon.

Postimi i plotë:

Ediskobari hakmerret verberisht me studentet qe debatojne me te ne rrjete sociale!

Ai urdheron arrestimin e tyre.

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

Mirmrama Doktor, perpara dy oresh policia e Dr. liroj pas 9 oresh ndalimi kater studentet qe debatuan me Ediskobarin diten e diel ne rrjetet sociale, preteksti se u kapen duke realizu nje film metrazh te shkurter dhe kishin nje pistolete loder, edhe se e pohonin se eshte loder, policia I ndalon 9 ore.Mua me ndaluan diten e diele per arsye kot dhe me kerkonin ku kam djalin edhe pse ju thoja qe eshte student ne Tr. Disponoj edhe regjistrimin qe Km. shantazhon djalin ne telefon. Naten eire Doktor.