Diskutimet në Komision për votën e diasporës, Damian Gjiknuri: Çdo shtetas shqiptar që ka një adresë, ka të drejtë të votojë

57
Deputeti Damian Gjiknuri duke dale nga selia e Partise Socialiste ne Tirane, pas nje mbledhjeje te kryesise se partise ne lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Pas 3 oresh, drejtuesit politike te qarqeve kane bere te ditur emrat e kandidateve per cdo bashki, ku shumica prej tyre do te rikandidojne./r/n/r/nMP Damian Gjiknuri exiting the headquarters of the Socialist Party in Tirana, after a meeting of the party leadership regarding the May 14 elections. After 3 hours, the political leaders of the districts announced the names of the candidates for each municipality, where most of them will run again.
Sigal

Telegraf.al / Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvilloi pasditen e së martës një seancë dëgjimore me organizatat e diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se në këtë mbledhje janë ftuar të gjitha organizatat që janë regjistruar në Kuvend. Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij u shpreh ndër të tjera se:

“Ne, sot që flasim, votën e diasporës e kemi të sanksionuar në kod. E dyta, lista e zgjedhësve që ka Shqipëria dhe që është e integruar për të gjithë pjesëmarrësit që marrin pjesë në zgjedhje është listë e krijuar në mënyrë pasive, do të thotë që çdo shtetas shqiptar që ka një adresë qoftë në Republikën e Shqipërisë, qoftë jashtë Republikës së Shqipërisë, por që është i regjistruar në regjistrin e Gjendjes Civile, sipas kodit aktual zgjedhor është zgjedhës potencial, i cili ka të drejtë të votojë. Nga statistika e fundit kam një të dhënë që është diku tek 18-19 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile nëpërmjet sistemit e-Albania, nëpërmjet sistemit online, aplikacion që e përdorin të gjithë shtetasit shqiptarë, për të ndryshuar adresën, apo për të marrë shërbimet. Ky është sistemi që ka kodi i sotëm zgjedhor. Së fundi, sipas jush, çfarë boshllëku do donit ju të plotësojmë si parlament përmes Kodit Zgjedhor, përveç ndonjë afati, çfarë do kërkonit nga Kuvendi, pasi procesi i zbatimit të votës së diasporës është një proces teknik dhe Kuvendi nuk mund të përcaktojë çdo lloj detaji, por mund të vendosë parime që do t’ia delegojë administratës zgjedhore për ta bërë të mundur”, tha Gjiknuri.

NOA