“Diplomatët e artë” shijojnë 1.4 miliardë benefite të lidhjeve nepotike në kurriz të popullit 

433
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Të jetë i dukshëm : Nga këpucët dhe rregullimi i dhëmbëve , qiratë e deri  tek transporti me ambulancë, avionë dhe helikopter. Ja ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Shpeshherë kemi dëgjuar se nderet që i bëjnë njëri tjetrit “baballarët” tanë të kombit është punësimi i të afërmeve në konsullata dhe ambasada. Larg Shqipërisë, por edhe larg kontrollit shtetëror. Diplomatë janë djemtë, vajzat, nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, kunatat, kunetërit, kushërinjtë, etj, etj të krerëve dhe ish-krerëve të shtetit. Gjithsecili e ka rregulluar me mik, pasi përveç pagës së vendit ku dhe është emëruar, përfiton bonuse transporti, qiraje, telefonike, madje edhe me status të veçantë. Përfitimet janë të majme, duke parë edhe pasuritë e tyre që shumëfishohen pasi vijnë në Shqipëri për të “shijuar pensionin”. Por, krahas këtyre benefiteve, shqiptarët do tu paguajnë këtyre diplomatëve edhe për këpucët, dhëmbët e madje edhe transportin e tyre me ambulanca avionë dhe helikopterë.

“Paradoksi: Shqiptarët vdesin rrugëve,diplomatëve t’u sigurohet transporti në spital me ambulancë apo helikopter në rast se transporti me helikopter bëhet i domosdoshëm.”

Në dokumentet e një tenderi që ka hapur Ministria e Punëve të Jashtme. Vartësit e Olta Xhaçkës kanë hapur tenderin me objekt “blerje sigurim shëndeti dhe shëndeti në udhëtim” me fond plot 115.161.380 lekë pa TVSH. Pra, me TVSH në rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra. Një shifër e majme për të siguruar këta diplomatë “të artë”, të cilët tashmë do të jenë edhe më të “fortë” se më parë. Në dokumentet shoqëruese janë specifikuar se kush do të përfitojë. Janë rreth 450 persona, diplomatë dhe familjarë të tyre, të cilër krahas pagesave nga taksat tona do të përfitojnë edhe shërbime të tjera. Në dokumente thuhet se 101 persona janë deri në 25 vjeç. 221 janë nga mosha 26-65 vjeç dhe 22 janë mbi 65 vjeç. Gjithashtu, do të pritet edhe 100 copë sigurime shëndeti në udhëtim.

“Janë rreth 450 persona, diplomatë dhe familjarë të tyre, të cilër krahas pagesave nga taksat tona do të përfitojnë edhe shërbime të tjera luksi”

Megjithatë, ajo që bie në sy në këto sigurimet janë përfitimet e diplomatëve. Do t’u sigurohet transporti në spital me ambulancë apo helikopter në rast se transporti me helikopter bëhet i domosdoshëm. Gjithashtu edhe përfitime të tjera mjekësore për ndjekjen e shtatzënisë, madje edhe shpenzimet pas lindjes.

“Nëse preken nga COVID-i, shteti do t’u mbulojë deri në 50 mijë euro shpenzime. Kontroll dentar, mbushje, heqje, ura si dhe emergjenca dentare, impiante, proteza etj. Madje, edhe shërbime ortopedike, këpucë!”

Gjithashtu edhe kujdesi për shikimin, deri në 350 euro. Diplomatët do të përfitojë edhe kontroll dentar, mbushje, heqje, ura si dhe emergjenca dentare, impiante, proteza etj. Madje, edhe shërbime ortopedike, këpucë! Nëse preken nga COVID-i, shteti do t’u mbulojë deri në 50 mijë euro shpenzime.