“Diplomaci amatore”, Blushi: S’mund të na ngrejë Turqia parlamentin tonë.

388
TIRANE – Deputeti socialist Ben Blushi sërish sot ka lëshuar një lumë akuzash kundrejt shërbimit tonë të jashtëm por edhe deklaratave të Ramës së Shqipëria do të vendosë veton për integrimin e Maqedonisë në strukturat e NATO-s. Sipas Blushit vendimi i Ramës për të vendosur veton ndaj Maqedonisë vetëm sa do ta forcojë edhe më tej figurën e Gruevskit. 
Blushi: Kam dyshime për ambasadorët
“Mendoj se për shërbimin e jashtëm ia vlen të kemi disa ndryshime. Shërbimi ynë është bërë shpesh objekt kundërshtish politike e barsoletash. Jo gjithnjë ata që duhet janë bërë diplomatë. Partitë e kanë infektuar atë më militantë. Nuk mund të themi pra sot që kemi shërbimin më të mirë diplomatik që mund të kishim në 20 vite. Ligji duhet të garantonte mbrojtje për diplomatët…Do besoja shumë tek vullneti i kësaj qeverie për të çuar në diplomaci ata që kanë merita, për të mbrojtur diplomatët e karrierës, nuk e kam parë këtë vullnet. Kam parë diplomatë që nuk e miratojnë të jenë, i kemi kaluar duke mbyllur sytë në komisione…Një rast skandaloz ishte ai kur nga një familje shkuan ambasadorë dy kunetër…Kjo na vë në dyshim se qeveria mund të sjellë sërish raste të tilla.
Kam dyshime për ambasadorët që kam parë. Pamundësia që ligji nuk e rregullon për të çuar si diplomatë njerëz që kanë jetuar si emigrantë ekonomikë, të cilët kthehen në Shqipëri rrinë 6 muaj dhe shkojnë diplomatë atje.. Nuk mendoj që një emigrant të shkojë atje si ambasador…ka një standard moral…Arsyetimi që vjen nga qeveria është që di gjuhën e atij vendi. Ne nuk jemi Koreja e Veriut.. Ligji këtë gjë nuk e rregullon. Kjo nuk figuron as tek vërejtjet e Presidentit..Nuhatja më thotë se Shqipëria për disa arsye ka politikë të jashtme amatore, nuk është në pozitat që duhet të kishte në rajon.
Blushi: A kemi ne sedër të na e ndërtojë Turqia parlamentin?
Edhe sot Blushi nuk ka lënë pa prekur vizitën e Erdogan në Tiranë dhe investimet e Turqisë për vendin tonë. Blushi ngriti pikëpyetjet nëse ne si shtet kemi apo jo sedër që të lemë Turqinë të na ndërtojë Parlamentin.
Me Turqinë nuk jemi në pozita të mira, për shkak se qeveria ka bërë premtime që si mban dot. Javën e kaluar nuk pëlqeva që i kemi kërkuar të na ngrejë parlamentin. Por mirë a kemi sedër ne si komb? A kemi sedër të na e ndërtojë një komb tjetër? Kur kemi x euro për stadiume s’paskemi 30 milionë euro për një Parlament? Parlamenti i një vendi është simbol i një shteti. Kur nuk je sovran s’ke parlament. Jam kundër kësaj. Të kërkojnë borxh për çdo gjë, por jo për parlament. Futemi në raporte që na nxjerrin më të dobët, bëjmë premtime që s’duhet t’i bëjmë”,­ tha Blushi.
“Unë e mbështes qeverinë shqiptare sa herë do të vendosë reciprocitet marrëdhëniesh, por s’mund të mos e them se kanë hezitim ndaj Greqisë për 6 muajt e fundit, qysh se ka ndryshuar qeveria atje. Ka një hezitim nga qeveria jonë, sikur se pëlqen shumë, ka frikë të komunikojë. Ti shmangim këto paragjykime. Populli grek e votoi në masë atë qeveri..ajo ka pozicion skeptik ndaj shqiptarëve, po s’duhet të kemi paragjykime”.
Sipas tij deklarata e Ramës për t’i vënë veton Maqedonisë në NATO do të forconte më tepër pozitat e Gruevskit.
“Nuk di në mund të kishim bërë më shumë apo më pak por atje është krizë demokracie. Dikush ka dashur ti përfshijë shqiptarët në konflikt. Dua ta them sot ajo që po ndodh në Ballkan, po rrit paragjykimin për rajonin, i cili sot po prodhon eksod, po ikin të gjithë nga Maqedonia..pse? Sepse qeveriset keq..Ne e kapërcyem Gruevskin që në vitin 2103, e hoqëm stilin e Gruevskit që kur ikët juve… por ka ende probleme.
Qeveria dje ka thënë mund të rishikojmë veton tonë për anëtarësimin e saj në NATO. Po të flasë ministri i Jashtëm do ta interpretojë deklaratën ..Nuk shoh që njerëzit që prodhojnë politikën e jashtme janë të koordinuar…do ta interpretojnë do ta zbusin. Gruevski është bërë më i fortë nga vetoja greke, e ka përdorur duke thënë se mua më sulmojnë fuqitë e jashtme.
Nuk jam i bindur se dy veto do funksionin më shumë. Nuk jemi sot në ditët më të mira të politikës së Jashtme, mund të kishim pak më vështrim strategjik. Qeveria në disa raste ngatërron fishekzjarrin me dritën, fishekzjarri ndriçon në një minutë. Politika jonë e Jashtme nuk mund të mbushet me fishekzjarre”,­ – tha Blushi. – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/veto-p-r-shkupin-blushi-forcon-gruevskin-bushatiskrahasohemi-293872.html#sthash.jOh3KvB8.dpuf
Sigal