Sigal

Studentja ngritur ne kembe- kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama sapo ka dëbuar nga dëgjesa te Qyteti Studenti një studente.

Ajo që e indinjoi së tepërmi Ramën, ishte fakti që studentja, teksa shefi i qeverisë po mbante fjalën, e nderpreu duke folur nga vendi.

Studentja: Paguhesh me taksat e mia

Rama: Po flas unë tani, po flas unë!

(Studentja çohet në këmbë por nuk dëgjohet se nuk ka mikrofon)

Rama: Suksese tani dil jashtë, dil jashtë, dil jashtë! Tani dil jashtë, kaq. Tani, Dil jashtë, dil, jashtë!

(Studentja bëhet gati të braktisë dëgjesën)

Rama: Ja ashtu tani ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës në një shoqëri që ka norma të përcaktuara e të padiskuttueshme. Ndërprerja e tjetrit kur flet, prishja e një bashkëbisedimi është thjesht dhe vetëm mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci.