‘Dikush ta njoftojë Ramën se…’/ Këlliçi: Shpejt do të paketohet për tek miku i tij McGonigal

63
Sigal

Dikush ta njoftojë Edi Ramën se ka edhe më keq se Chrisi. Shpejt do paketohet për tek miku i tij McGonigal”, ka shkruar drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këllici në Facebook.

Këtë status, Këlliçi e ka shpërndarë duke e shoqëruar me një foto të zëvendëspresidentit të SHBA, JD Vance.

Ky i fundit ka paralajmëruar se kërcënimi më i madh për kontinentin evropian nuk vjen nga Kina ose Rusia, por nga brenda. Në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vance tha se liria e fjalës dhe institucionet demokratike janë në rrezik për shkak të një tërheqjeje nga vlerat tradicionale të Evropës.

Duke iu drejtuar liderëve evropianë të mbledhur në konferencë, Vance i paralajmëroi ata se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të individëve për të shprehur mendimet e tyre, edhe nëse nuk janë gjithmonë dakord me pikëpamjet evropiane.