“Dikush pretendon ka folur me dëshmitarin X”, Basha-gazetares: Do jetë artikull i shkruar në Surrel

521
Sigal

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu, tregoi detaje nga takimi që kishte zhvilluar me dy deputetë austriakë, pjesë e partisë popullore austriake.

Kreu i opozitës pas fjalës së tij dhe deputetëve austriakë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vetëofruar një person i cili ka pretenduar se ka qenë ai i cili ka folur me dëshmitarin X, Albert Veliun? A keni informacion se kush është ky person?,” pyeti një nga gazetaret.

Ndërkohë përgjigja me ironi e Bashës ishte: “Jo, po me siguri artikulli është shkruar në Surrel kështu që bëja pyetjen kryeministrit”.

Që në nisje të fjalës së tij Basha theksoi se opozita diskutoi me dy përfaqësuesit e huaj mbi rrugën e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se kishin folur mbi qëndrimin e PD për hapjen e negociatave.

“Kam kënaqësinë të pres sot dy miq të Shqipërisë, dy deputetët austriakë. Ata kanë ndërmarrë një sërë takimesh. Gjatë takimit kemi diskutuar për prioritetin më madhor kombëtar, negociatat me BE. Në emër të PD kam përsëritur qëndrimin tonë të qartë duke u kërkuar miqve tanë që të bëjnë gjithçka që negociatat të hapen. Shqetësimet për gjendjen politike në vend ngelen, sa i takon kapjes së drejtësisë nga krimi dhe qeverisë po ashtu,” tha Basha.