“Digjet” raundi i parë për presidentin, Musai: Është paracaktuar se do të jetë rrogëtari i radhës, procesin e kanë kthyer në një arenë cirku

86
Sigal

Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar Ëngjëll Musai, drejtori i “Telegraf” për të folur në lidhje me presidentin e ri të vendit.

Musai tha se presidenti është i paracaktuar dhe se ai do të jetë një rrogëtar i radhës.

Ndër të tjera gjatë bisedës Musai shtoi se mazhoranca po e fut në lojë opozitën qëllishimt, për shkak se kjo është e përçarë.

MusaiVendi ka nevojë për një zgjidhje, jo zgjedhje. Problemu është a i jepet vendit zgjidhje? Të jetë gjithë përfshirës, që ti dëgjohet zëri. Këtu po ndodh e kundërta. Këtu po diskutohet si për nje person të zakonshëm. Dalin nga lloj lloj shoqatash që deklarojnë vetveten.

A thua se këtu u bë deti kos dhe të gjithë kanë marrë një lugë para. Duhet të ketë mbështetjen e opinionit publik. E kanë kthyer në një arene cirku, telekomedie, që fillojnë nga mëngjes e deri në darkë. Opozita është e përçarë, pozita po i fut në lojë qëllimisht.

Presidenti është i paracaktuar, do të jetë një rrogëtar i radhës. Dekorimet nga presidenti janë morale. Çështja e presidentit edhe në aspketin moral duhet ti përshtaten situatës ku jemi.

Ne që nga viti 1991 nuk ka pasur një votim dhe zgjedhje të pranuar nga kundërshtari politik për titullarin numër 1 të shtetit. Rama vjen vërdallë.

Duam një president që të mos përsëriten ngjarjet e Elbasanit, ku vriten njerëz për vota. Ndaj duhet presidenti. Respektimi i mrrëveshjeve politike.