“Dibra”, Paloka sulmon Gjiknurin: Ç’lidhje ke ti me këtë qytet?!

467
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar këtë pasdite ndaj ministrit Damian Gjiknuri, i cili është njëkohësisht dhe koordinator i PS për Dibrën. Paloka ka parashtruar një sërë pyetjesh ndaj ministrit Gjiknuri, teksa pyet se ç’lidhje ka ai me Dibrën. Ndërsa ka hedhur akuza për kandidatin e majtë, Muharrem Ramën, që sipas tij, asnjë synetllëk nuk bën dot pa marrë leje te mafia.
“Çfarë lidhje ka Damian Gjiknuri me Dibrën? Gjobat e energjisë?! Prerjen e dritave për ata që nuk paguajnë dot?! Faturat abuzive të energjisë që po u rrjepin edhe qindarkën e fundit?! Mungesën e energjisë në pjesën më të madhe të Dibrës, apo kërcënimin, energji në këmbim të votës?! Deputetët e Partisë Demokratike janë atje në respekt të qytetarëve dibranë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Janë atje në respekt të traditave dhe qytetarisë dibrane ndryshe nga rilindja që kërkon ta lërë Dibrën e dibranët peng të mafias, që së fundmi ka zbarkuar në Dibër me bekimin e Edi Ramës. E gjithë Dibra e di që Muharemi asnjë synetllik nuk bën dot më pa marrë leje tek mafja që e ka kapur për veshi, e jo më të drejtojë një bashki. Të gjithë Ramët, i madhi dhe i vogli, e dinë që Dibra ua ka vënë vizën, ndaj kanë sjellë çdo bandit e kriminel për t’u marrë votën. Por Dibranët as nuk shiten as nuk blihen. Këtë do t’ia tregojnë më 11 Shtator duke votuar Sherefedin Shehun”, shprehet Paloka.
Sigal