Diaspora, takohen ministrat e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë

547
Ministrat e Diasporës së Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, Pandeli Majko, Edmond Ademi dhe Dardan Gashi zhvilluan një takim tripalësh në Ohër. Ata vlerësuan se, bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis 3 shteteve në rajon. Takimi i Ohrit u konsiderua si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprimin e përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis 3 vendeve. Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera, për të takuar komunitetet e diasporës. Ata ranë gjithashtu dakord, që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera të interesuara në rajon.
Sigal