Dhoma Amerikane: Serbia investimet, Shqipëria e korruptuar

614
Sigal

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaçe jep alarmin për mungesat e investimeve të huaja në Shqipëri

 Shqipëria është e korruptuar.  Ja si Serbia na merr investimet amerikane

Korrupsioni, është faktori kryesor që mban larg Shqipërisë investimet e huaja. Ndryshimi i shpeshtë i politikave fiskale dhe niveli i taksave që nuk është konkurrues në rajon, janë arsyeja e dytë pse  investitorët zgjedhin Maqedoninë e Veriut ose Serbinë para Shqipërisë. Këto arsye, ndër shumë të tjera, u theksuan nga kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë si pengesat kryesore për të investuar në vendin tonë. Enio Jaçe deklaroi se ‘korrupsioni është një nga problemet madhore, është i përhapur në Shqipëri,  pengon investimet e huaj. Ne bëjmë një anketë me anëtarët dhe problemi i parë janë monopolet dhe konkurrenca e pandershme, që vijën si rezultat i korrupsionit. Korrupsioni është një problem dhe çfarë do të themi në ne lidhje me klimën e investimeve ka një element të fortë që në rast se nuk godasim në thelb korrupsionin nuk mund të bëjmë hapa para. Problemi është a kemi një vullnet për ta luftuar korrupsion, dhe kjo do të jetë deçizive për Shqipërinë, çka do të thotë  vendi do të jetë në gjendje apo jo të tërheq investime të huaja”. Në Konferencën vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë, theksoi faktin se përfundimi i dy projekteve madhore TAP dhe Devollin mund të sjellin ngadalësimin e ekonomisë në rast se ato nuk “zëvendësohen”, pra në rast se nuk thithen investime të tjera të huaja.  Sipas Jaçes, gjatë tremujorit të parë ne do të kenë një impakt nga investimet, që duhet të vlerësohen. “Dua të ndalem është klima e investimeve. Pasi janë të rëndësishme kudo, ndihmojnë ekonominë në mënyrë të drejtëpërdrejt. Ndoshta i kuptojmë të gjithë vlerën e investimeve të huaja. Kemi dy projekte që po përfundojnë ai i Tap dhe i Devolli. Ky investim duhet të vlerësohet. Gjatë tremujorit të parë ne do të kemi një impakt nga investimet. Këtu mund të kuptojmë se  edhe kush mund të jenë. Në të ardhmen duam të shohim investimet në Shqipëri nga prespektiva jonë. Pra potenciali me marrëdhëniet me Amerikën është shumë i lartë se ai që duhet’, – tha Jaçe. “Në lidhje me investimet amerikane, Shqipëria me SHBA-në ka një bilanc tregtar prej 100 milion dollarësh, i cili është shumë i ulët, nën potencialin e mundshëm. Po ta krahasojmë me bilancin tregëtar të Maqedonisë së Veriut që është 230 milion, pra 2.3 herë më i lartë se i yni, edhe pse Maqedonia është një vend më i vogë me ekonomi më të vogël se Shqipëria. Për të mos përmendur kompozimin e këtij bilanci që në rastin e Maqedonisë së Veriut është pozitiv, pra eksportet janë më të larta se importet. Ndërkohë që për Shqipërinë është e kundërta. Pra potenciali i marrëdhënieve tregtare me amerikën është më i lartë se ai që është në këtë moment.” Shkak për investimet e ulta të huaja, sipas Jaços, është dhe klima jo e mirë e të bërit biznes në Shqipëri si një prej arsyeve kryesore që i shtyn investitorët e huaj në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor: “Në raportin e Bankës Botërore, Doing Business Report me të cilën konsulothen si investitorët ashtu edhe ekspertët e ndryshëm, Shqipëria renditet e 82-ta. Mali i zi e 50-a. Kosova e 57-ta. Serbia 44-ta. Maqedonia e 17-a. Pra ne kemi një hendek shumë të madh mes pozicionit ku ndodhemi dhe pozicionit të Maqedonisë së veriut. Nuk është çudi pra që pjesën më të madhe të investimeve të huaja në rajon i merr Serbia dhe Maqedonia e Veriut.” Sipas Jaços një element që ka ndikuar për keq në investimet e huaja është fakti se paketa fiskale ndryshohet shpesh, pra nuk ka qëndrueshmëri, dhe gjatë hartimit të saj nuk merren parasysh kërkesat e bizneseve: “Vetëm po të marrim Paketën Fiskale, ne vërejmë që në 5-6 vitet e fundit, ky ligj na është dhënë për njoftim 2-18 ditë përpara, pra asnjëherë nuk ka përmbushur nivelin minimal të periudhës së njoftimt, gjë që nuk na ka lënë mundësinë e duhur për të ndërtuar opinionet tona. Këto janë paketa komplekse që kërkojnë punë të madhe nga avokatët tanë dhe ktu kemi pasur vëshirësi. Ne e gjejmë këtë praktikë të gabuar, me efekte negative për besimin reciprok mes komunitetit të biznesit dhe administratës publike.”