Dështon Këshilli Politik për ndarjen e mandateve dhe koalicioneve parazgjedhore. Ja lista për KQZ-në e re

293
Sigal

Opozita e Bashkuar: Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura

Dështon Këshilli Politik për formulën e ndarjes së mandateve dhe koalicionet parazgjedhore

Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit Politik, ku palët politike u dakortësuan, që nuk ka marrëveshje konsensuale.  Opozita e Bashkuar i ka dërguar një kërkesë Këshillit Politik për të marrë asistencën dhe ekspertizën e OSBE-ODIHR për Reformën Zgjedhore dhe pikërisht për nenet ku palët politike ndahen nga njëra-tjetra. Kërkesa vjen në një kohë kur OSBE-ODIHR rikonfirmoi gatishmërinë për të dhënë asistencë. “Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, është i papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore.

Opozita: Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”

Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”.  Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës!