Dëshmitari tha se ishte manipuluar nga prokuroria, ish-ministri: Inskenimi menderosi Ballën!

496
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook ka reaguar për videon që publikoi ditën e djeshme, deputeti i PD-së, Ervin Salianji Manjani shkruan se tani që u bë publik manipulimi i fshehjes së të vërtetave të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, dhe që ra gjithë inskenimi që opozita do tën rrëzonte me dhunë qverinë, e vetmja rrugë është shpallj e dëshmitarit si i sëmurë mendorë.

“Po tani?! Dëshmitari kyç i qeverisë/Prokurorisë u menderos dhe i menderosi ata të gjithë!

Ju ra i gjithë inskenimi idiot që opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë.

Ju doli prap Taulanti. Këtë radhë bashkë me militantin Ardi Veliu…

Tani çdo thonë?!

Me siguri do thonë që “video është monazh”; “personi është i sëmurë mendor”… Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?!

Çdo bëjnë?! Prap ekspertim zëri?! Të kujt kët radhë”, shkruan Manjani.

 Postimi i plotë

Po tani?!

Dëshmitari kyç i qeverisë/Prokurorisë u menderos dhe i menderosi ata të gjithë!

Ju ra i gjithë inskenimi idiot që opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë.

Ju doli prap Taulanti. Këtë radhë bashkë me militantin Ardi Veliu…

Tani çdo thonë?!

Me siguri do thonë që “video është monazh”; “personi është i sëmurë mendor”… Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?!

Çdo bëjnë?! Prap ekspertim zëri?! Të kujt kët radhë?

E di çfarë? Më mirë të ekspertojnë kokat e tyre. Të nxjerrin në psikiatri zërat që kanë në kokë e që u ushtojnë nëpër veshë…

Të vizitohen më mirë e të marrin ilaçe se lanë nam nëpër botë duke kërkuar ekspertiza!

Nuk dinë më se ç’thonë! Janë të kapur në flagrancë!

P.s. Se çkam një parandjenjë se do dalë një deputet i Rilindjes në rolin e Pal Mëlyshit…

“Manecit na i erdhi goja, Pjetër”- histori e vjetër, por shumë aktuale kjo…