Deputeti më i ri i LSI-së `shkel` urdhrin e Vasilit: Do ta marrim kryeministrin

469
Në një takim me banorët e Oshtimës në Vlorë, deputeti i LSI Flamur Çela duke bashkëbiseduar për problemet e përditshme të zonës, “ka shkelur” urdhrin e pak ditëve më parë të Petrit Vasilit, sipas të cilit ndalohet artikulimi në publik i togfjalëshi; “Ilir Meta kryeministër”.

Çela u kërkoi banorëve të mos qëndrojnë pasiv, por të reagojnë përmes votës për subjektin që punon për ta. LSI tha ai, është partia që i bën ëndrrat realitet dhe ka shumë shanse, që të jetë shumë shpejt në krye të ekzekutivit.

“Nëse duam që ti vëmë gjërat përpara në këtë fshat duhet që më përpara të marrim pushtetin, ta konsolidojmë atë. Forca politike ku unë bëj pjesë është ajo forcë që ka gjasa të marrë ekzekutivin, të marrë Kryeministrin.

Dhe të marrësh Kryeministrin do të thotë të jesh më afër të gjithë atyre mundësive që të ofron pushteti”, ka deklaruar nga Vlora deputeti më i ri i LSI-së.
Sigal