Deputeti i PD: Vjedhja e postierit dëshmi e bashkëpunimit të krimit me shtetin

416
“Një akt i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar”. Kështu e cilëson deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, grabitjen e postierit ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Deputeti demokrat tha, se krimi është në dijeni edhe të orës dhe vendit se kur bëhet dorëzimi apo marrja e dokumenteve sekrete. “Akt i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar. Nuk ka ndodhur të grabiten dokumentet shtetërorë, as ditën, as natën. Kjo është dëshmia më e rëndë bashkëpunimit të krimit me shtetin. Bashkëpunimi i krimit me shtetin ka arritur në nivele të tilla, sa krimi di, jo vetëm përmbajtjen e dokumenteve sekrete, por edhe vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen në postieri. I bëjmë thirrje prokurorisë të informojmë menjëherë publikun çfarë përmbante posta sekrete, cili ishte dërguesi, dhe kush ishte marrësi. Të thuhet a ka lidhje posta sekrete e grabitur me Vangjushin? A ka lidhje me hetimin e rastit të trafikut të drogës nga Durrësi?”, u shpreh deputeti demokrat.
Sigal