Deputeti gjerman, Andres Lammeli: Komisioni i Venecias e mbështet vettingun në politikë

498
Sigal

Deputeti i Bundestagut gjerman Andres Lammel, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, ka thënë se Komisioni i Venecias e mbështet vettingun në politikë, në mënyrë që këta politikanë që zgjidhen të mos jenë të përfshirë në akte kriminale. Deputeti Lammel u shpreh se, me rëndësi është që projektligji i opozitës të diskutohet në Kuvend. Ai gjithashtu foli edhe për problemet zgjedhore ku përmendi financimin e partive dhe të fushatave elektorale, por edhe faktin se vitin tjetër një pjesë të votuesve u mbaron karta e identitetit, si dhe problemin me listat zgjedhore. I pyetur për vettingun në politikë, Andres Lammel u shpreh se duhet që palët të ulen sa më parë për të implementuar këtë proces. Ai deklaroi se publiku ka të drejtë të kërkojë që politikanët të mos jenë të përfshirë në akte kriminale. “Lajmet që politika është e përfshirë në krim i kemi prej disa vitesh dhe kemi njoftuar kancelaren gjermane që në Shqipëri duhet të ekzistojnë disa rregulla se si ti’ largojmë nga politika. Publiku duhet të ketë të drejtën që të kërkojë që politikanët të mos jenë të përfshirë në akte kriminale. Është e qartë se është një komision që vendos për aktet, sesa të rënda janë ato dhe, nëse duhet ta dorëzojnë deputetët mandatin apo jo. Mendoj për të dy palët të ulen së bashku sa më parë dhe gjithashtu mendoj se do të jetë në interes të PS-së që të fitojë besimin tek popullata, të ulen sa më shpejt dhe implementojnë procesin e Vettingut në politikë. Nëse do të realizohet para apo pas zgjedhjeve është një detyrë që do të vendoset nga të dy paritë politike.”– u shpreh ai.