Deputetët që fitojnë më 23 Qershor

532
Sigal

Kandidatët që fitojnë mandatin, ja koalicioni që merr maxhorancën

Duke bërë një analizë të përpiktë të rezultateve zgjedhore gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, si edhe duke krahasuar tendencat, prioritetet, lëvizjet e popullatës, gjendjen social- ekonomike, prirjet e zhvillimeve, si edhe plotësimin apo mosplotësimin e kërkesave të njerëzve, gjatë mandatit të fundit, mund të nxjerrim në mënyrë krejtësisht të përafërt një hartë elektorale, me një numër ekzakt të deputetëve në secilin qark. Natyrisht, duke llogaritur gjithmonë marzhën e një gabimi prej 5 përqindësh, mund të themi se nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, tendenca e votuesve do të paraqitet në bazë të traditës së këtyre 23 viteve të tranzicionit, në bazë të vlerësimit për emrat e kandidatëve dhe sidomos në bazë të numrit më të madh të përkrahësve të secilit prej koalicioneve, nga ana e elektoratit.

   Përcaktimi i kandidatëve të partive në të 12 Qarqet shënon edhe fillimin e vrullshëm të fushatës për zgjedhjet e 23 Qershorit. Por  caktimi zyrtar i figurave që do përfaqësojnë partitë politike mbars me vete edhe pakënaqësitë, fraksionet dhe votimin kundra apo qëndrimin indiferent të skualifikuarve ose të atyre që janë në listat që konsiderohen të djegur. Duke parë me kujdes listat e koalicioneve si dhe të partive që kandidojnë të vetme  ne 12 qarqet e vendit  shikohet fare qartë se deri ku arrin numri fitues dhe se sa vlera apo antivlera kanë individët e vendosur ne listë.

Fjala bie nuk të krijon simpati për të majtën emri i Anastas Angjelit dhe Erion Velisë në Gjirokastër. I pari i lakuar për korrupsion dhe “trafikun e shkëmbit të pëllumbave” në KPD, apo “mamuthi” i financave që çoi në humbje PS-në në vitin 2005. Veliaj, njeriu që shkatërroi dhe u tall me veteranët dhe familjet e dëshmorëve, vështirë se do pranohet pikërisht në vendlindjen  e liderit historik të së majtës. Ndaj, përveçse vlerave të Ahmetajt dy kandidatët e tjerë i humbasin shumë vota PS-së, pasi gjirokastritët është vështirë t’i mashtrosh.  E djathta ka vënë përballë Rulin, Kserën dhe Kokalarin, të cilët dinë të thithin elektoratin shqiptar dhe atë minoritar.

Në Qarkun e Vlorës, listat e PS-së, i kryeson Edi Rama dhe e majta në këtë zonë do të marrë 7 mandate  dhe 1 mandat do e marrë  PBDNJ-shi i Dules. E djathta nuk kapërcen dot më shumë se 4 mandate dhe ka shumë mundësi që PDIU –ja të mbetët jashtë.

Në Qarkun e Lezhës socialistët nuk marrin dot më shumë se 2 mandate dhe 1 mandat e merr LSI-ja, e cila është mjaft e fuqishme në Lezhë, ku ka edhe Bashkinë, por edhe në Rrëshen, ku kreu i LSI është një kirurg me shumë reputacion.

Berati është një zonë e fortë, ku PS është midis 3 deri në 4 mandate, ndërsa LSI 1 deri në 2. PD-ja është e fiksuar dhe e interesuar me 3 mandate.

Në Dibër e majta merr dy deputetë, sidomos, pas largimit edhe të Ilir Gjonit dhe pakënaqësive të Kajës. E djathta merr 4 mandate.

Durrësi është me të vërtetë, zona ku të do jepet fitorja asaj partie që do të arrijë një rezultat të thellë. PS-ja nuk merr më shumë se 4 mandate dhe 1 e merr LSI-ja. PD-ja merr 6 mandate dhe 1 e merr Republikania me Agron Dukën. 1 mandat e merr FRD-ja me Oketën

Në Elbasan e majta merr 6 mandate dhe se, LSI-ja nuk e merr dot mandatin pasi Haxhinasto nuk ka asnjë lidhje me Elbasanin. Nëse në Elbasan do ishte Petrit Vasili, Braho  apo ish-Drejtori i Spitalit do ta merrte patjetër 1 mandat.  Elbasani nuk voton njerëz si Edmond Haxhionasto. E djathta do marë  8 mandate ,7PD-ja dhe ka mundësi 1 ta marrë PDIU-ja.

Korça është e ndarë  6 mandate e majta dhe 6 e djathta. Megjithëse situata është e rëndë, pasi ata që janë në Korçë nuk kanë lidhje me Korçën.

Në Qarkun e Kukësit e majta merr vetëm 1 mandat dhe 3 mandate i merr e djathta.

Shkodra u trondit pas lënies jashtë liste të Keti  Brazhanit simboli i të përndjekurve të Shkodrës. Nëse e majta merr 4 mandate ka marrë maksimumin. PD-ja merr 7 mandate

Në Tiranë PS-ja merr 14 mandate  dhe 1 mandat e merr LSI-ja. AK-ja merr 1 mandat. PD-ja merr 14 mandate,1 mandat e merr FRD-ja dhe 1 mandat e merr PDIU-ja.

Në Qarkun e Fierit socialistët marrin maksimumi 8 mandate  dhe 1 mandat e merr LSI. Ndërsa PD-ja merr  7 mandate së bashku me aleatët.

Lista e kandidatëve për deputetë të koalicioneve të PS, PD dhe të pavarur që mund të fitojnë  në 23 Qershor 2013

 

Qarku Vlorë ka 12 mandate

 PS-ja

1- Edi Kristaq Rama

2- Valentina Abedin Leskaj

3- Koço Theodhori Kokedhima

4- Luiza Mihal Xhuvani

5- Fatmir Avni Toci

6- Ndrea Theofan Marto

I Pavarur

1- Arben Malaj

PBDNJ

1- Vangjel Dule

PD-ja

 1-Astrit Patozi

2-Arben Ristani

3-Liljana Elmazi

4-Ardjan Kollozi

 Qarku Gjirokastër ka 5 mandate

PS

 1-Arben Nevruz Ahmetaj

2-Erion Luan Veliaj

LSI

1-Vangjel Tavo

PD-ja

1-Genc Ruli

2-Spiro Ksera

Qarku Lezhë ka 7 mandate

PS

1- Mimi Pjeter Kodheli

2- Armando Ndue Prenga

 

LSI

1-Monika Kryemadhi

PD-ja

1-Aldo Bumçi

2-Gjovalin Kadeli

3-Albina Deda

4-Vasil Bicaj

Qarku Berat ka 8 mandate

PS

1-Fidel Bahri Ylli

2-Ermonela Koco Valikaj (Felaj)

3-Eduard Pajtim Shalsi

LSI

1- Nasip Naço

2-Gledion Rehovica

PD-ja

 1-Genc Pollo

2-Astrit Veliaj

3-Lefter Maliqi

Qarku DIBËR ka 6 mandate

PS

1-Shkelqim Islam Cani

2- Ulsi Qerim Manja

PD-ja

1-Sherefedin Shehu

2-Bedri Hoxha

3-Roland Keta

4-Ekrem Spahia

 Qarku DURRËS 13 mandate

PS

1-Blendi Pullumb Klosi

2-Klodiana Fatmir Spahiu

3-Ilir Hamid Beqaj

4-Namik Hamza Dokle

 LSI

1- Lefter Koka

PD-ja

 1-Eduart Halimi

2-Igli Cara

3-Albana Vokshi

4-Gent Strazimiri

5-Oerd Bylykbashi

6-Osman Metalla

PR

1-Agron Duka

FRD

1-Gazmend Oketa

Qarku ELBASAN 14 mandate

1-Ben Kristaq Blushi

2-Damian Leke Gjiknuri

3-Evis Kole Kushi

4-Alfred Besim Peza

5-Taulant Kasem Balla

6-Musa Rexhep Ulqini

PD-ja

1-Arben Imami

2-Eduard Selami

3-Ardian Turku

4-Luçiano Boçi

5-Dashnor Sula

6-Arbjola Halimi

7-Aurel Bylykbashi

1- PDIU

Qarku Korçë ka 12 mandate

PS

1-Bashkim Muhamet Fino

2-Arta Agim Dade

3-Olta Anxhelo Xhacka

4-Ilirian Anesti Pendavinji

5-Ilir Telha Xhakolli

6-Ylli Mihallaq   Zicishti

PD-ja

1-Ridvan Bode

2-Eleina Qirici

3-Edmond Spaho

4-Fatmir Mehdiu

5-Gjergji Papa

6-Fatbardh Kadilli

Qarku Kukës ka 4 mandate

PS-ja

1-Vexhi Adem Muçmataj

PD-ja

 1-Flamur Noka

2-Besnik Dusha

3-Alban Zeneli

Qarku Shkodër ka 11 mandate

PS

1-Mimoza Qazim Hafizi

2-Tom Gjeke Doshi

3-Paulin Nikolle Sterkaj

4-Namik Skënder Kopliku

PD-ja

1-Jozefina Topalli

2-Helidon Bushati

3-Voltana Ademi

4-Nard Ndoka

5-Gjovalin Bzheta

6-Ndue Paluca

7-Bardh Spahia

 

Qarku Tiranë ka 32 mandate

 PS-ja

1-Pandeli Sotir Majko

2-Saimir Bashkim Tahiri

3-Vasilika Llambi Hysi

4-Ditmir Sulejman Bushati

5-Fatmir Sezai Xhafaj

6-Lindita Llesh Nikolla

7-Besnik Mitat Baraj

8-Xhemal Myslim Qefalia

9-Sadri Ismail Abazi

10-Parid Nezmi Cara

11-Spartak Ibrahim Braho

12-Artan Ilia Gaci

13-Pjerin Zef Ndreu

14-Rakip Bajram Suli

LSI

1- Ilir Rexhep Meta

AK

1-Kreshnik  Spahiu

PD-ja

1-Sali Berisha

2-Myqerem Tafaj

3-Majlinda Bregu

4-Halim Kosova

5-Florion Mima

6-Gerti Bogdani

7-Dashamir Shehi

8-Jorida Tabaku

9-Edi Paloka

10-Keltis Kruja

11-Kastriot Islami

12-Asllan Dogjani

13-Visar Zhiti

14-Arben Qirjako

FRD

1-Bamir Topi

 

PDIU

1-Tahir Muhedini

Qarku Fier

PS

1-Gramoz Ruçi

2-Erjon Brace

3-Eglantina Gjermeni

4-Ilirjan Celibashi

5-Armando Subashi

6-Arben Cuko

7-Pirro Lutaj

8-Majlinda Bufi

LSI

1-Petrit  Vasili


PD-ja

 1-Sokol Olldashi

2-Mesila Doda

3-Kozma Dashi

4-Shpëtim Idrizi

5-Bedri Mihaj

6-Myslim Murrizi

7-Florjan Dani