Deputetet e PD pranë të plagosurave dhe familjarëve të aksidentit të Krujës

430
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe deputetet Irma Kopliku e Mimoza Hajdarmataj vizituan personat e lënduar nga aksidenti i sotëm i autobuzit në Krujë.
“Për të gjithë është një ngjarje shumë tronditëse. Ne mundëm të vizitonim, një vajzë dhe dy zonja që paraqisnin një gjendje më të mirë se të lënduarat e tjera. Shtatë prej tyre ishin në reaminacion me djegie relativisht të larta në trup, por po mbahen në kontroll të vazhdueshëm. Tri të lënduara që kishin kaluar në pavion ishin mirë dhe shpresa është që ato mund të shërohen shpejt. Ne bashkojmë lutjet tona që të gjitha të plagosurat të shërohen sa më shpejt dhe gjithashtu përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave që humbën jetën në këtë aksident tragjik”, u shpreh deputetja Vokshi.
Familjarë dhe të tjerë që ishin në autobuz u thanë deputeteve të PD se nuk mbanin mend çfarë kishte ndodhur pasi zjarri kishte qenë i menjëhershëm. Iishin disa qytetarë që kanë thyer xhamat e autobuzit duke i ardhur në ndihmë me mjete rrethanore njerëzve të lënduar brenda në autobuz.
“Unë shpresoj që gjendja është në kontroll . Personeli mjeksor është i gatshëm për ti ardhur në ndihmë pacientëve. Unë do ti kërkoja Ministrisë se nëse do të ketë një rast urgjent të ndonjë pacienteje të marë masa për ta përcjellë në klinikë më të specializuar”, u shpreh Vokshi.
Sigal