Deputetët e Kuvendit mbajnë një minutë heshtje në nderim të Jorgo Papingjit

18
Sigal

Me propozim të deputetes së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli deputetët e Kuvendit kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të mjeshtrit Jorgo Papingji, i cili u nda sot nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Kodheli i kërkoi kolegëve që jashtë rregullores ta nderojnë figurën e poetit të mijëra këngëve shqiptare.

Deputetja socialiste tha se shumë gjenerata janë rritur me veprën e Jorgo Papingjit.

“Dy orë më parë ka ndërruar jetë mjeshtri i madh Jorgo Papingji.

Janë disa gjenerata këtu që janë rritur me veprën e tij.

Ndaj e shikoj të rëndësishme që ne të mbajmë një minutë heshtje.

Më lejoni që tua propozoj këtë gjë.

Në nderim të veprës së tij të mbajmë një minutë heshtje”, tha Mimi Kodheli.