Deputetët dhe drejtësia në skanerin e KiE-s

501
Sigal

GRECO nxit Shqipërinë të rrisë parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët 

Grupi i Shteteve kundër korrupsionit i Këshilli i Evropës(GRECO) ka publikuar raportin e Raundit të Katërt të Vlerësimit për Shqipërinë, i cili trajton parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët. GRECO pranon se, ndërkohë që ekzistojnë rregullore të detajuara për antikorrupsion dhe konfliktet e interesit, kuadri ligjor ekzistues është shumë kompleks dhe stabiliteti i tij është dëmtuar nga ndryshimet e shumta dhe të shpeshta, të cilat shpesh kanë qenë subjekt interpretimi kontradiktor. Përveç kësaj, rregullat përqendrohen kryesisht në ndalime dhe kufizime, në dëm të informimit publik dhe transparencës, gjë që e kufizon ndikimin e tyre. Gjyqësori shqiptar, në veçanti, vuan nga niveli i ulët i besimit të publikut dhe pozita e tij përkundrejt degëve të tjera të pushtetit mbetet e dobët. Gjyqësori nuk ka kontroll mbizgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, dhe e drejta për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit i takon Ministrit të Drejtësisë. Për më tepër, Konferenca Gjyqësore Kombëtare -organi kryesor vetë-qeverisës gjyqësor – nuk ka qenë plotësisht funksional për vite dhe kjo ka pasur një ndikim negativ në përzgjedhjen, avancimin në karrierë, trajnimin, dhe procedimin disiplinore të gjyqtarëve. Për sa u përket anëtarëve të parlamentit transparenca dhe hapja e punës së Kuvendit është penguar nga mungesa e mundësisë për të draftuar legjislacion përpara miratimit formal te tyre. Dobësia e deputetëve për të zhbërë influencat është e dukshme, por jo objekt i rregullimit. Rëndësia e pasjes së standardeve të qarta të sjelljes profesionale nuk konsiderohet si prioritet, dhe nuk ekziston një sistem për njoftimin rast pas rasti për konfliktet e interesat. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, pavarësisht ndryshimeve të vlerësuara gjerësisht të Kushtetutës që kufizojnë imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve, zbatimi i tyre është penguar nga mungesa e ndryshimeve përkatëse në Kodin e Procedurës Penale. Zbatimi i dhjetë rekomandimeve drejtuar Shqipërisë do të trajtohen nga GRECO në gjysmën e parë të vitit 2016 përmes procedurave të saj të pajtueshmërisë.

Parandalimi i korrupsionit në lidhje me gjyqtarët

Rekrutimi i gjyqtarëve dhe politika: Rolin qendror në përzgjedhjen dhe promovimin e gjyqtarëve të gjykatave të rretheve dhe apelit e luan KLD-ja. Megjithatë përzgjedhja dhe emërimi i kandidatëve për post në Gjykatën e Lartë është tërësisht në dorë të anëtarëve të parlamentit dhe Presidentit të Republikës. Procedura është e ndjeshme ndaj ndikimit të padrejtë politik, jo transparent sa duhet, dhe nuk kërkon përfshirjen e KLD-së. Fakti që Gjykata e Lartë, ka juridiksion mbi akuzat penale kundër zyrtarëve të lartë të vendit, duke përfshirë dhe ata që janë përgjegjës për përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve të saj, dhe juridiksion mbi vendimet e gjykatave më të ulëta, duke përfshirë edhe ato që kanë sfiduar masa disiplinore, që mund të çojë në shkarkimin e gjyqtarit, zmadhon rëndësinë e transparencës dhe nevojën për të shmangur çdo ndikim të padrejtë në përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Përveç kësaj, sistemi i prezantuar kohët e fundit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve nuk mund të konsiderohet efektiv dhe efikas për shkak të distancës së gjatë kohore mes procesit të vlerësimit dhe referencave. GRECO nuk është dakord me mendimin e disa autoriteteve, të cilët pohojnë se një vlerësim i tillë nuk mund të menaxhohet në kohë reale sepse kohëzgjatja e një gjyqi para tre instancave zgjat deri në tre vjet. GRECO rekomandon që i) përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të bëhet transparent dhe se mendimi i gjyqësorit (p.sh. vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë) të kërkohet në ato procese; dhe ii) vlerësimi periodik i performancës profesionale dhe etike të gjyqtarit të bëhet në kohën e duhur dhe jenë objektive e transparente, duke pasur parasysh parimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Parimet etike dhe rregullat e sjelljes: Ajo që është për t’u përmendur është se një pjesë e konsiderueshme e gjyqtarëve (deri në 10%) mund të zgjidhen nga persona që nuk janë të diplomuar në shkollat përkatëse, të cilët kanë kanë njohuri rudimentare për bazat e  etikës. Përveç kësaj, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe jostabilitetin e legjislacionit për konfliktin e interesave, detyrimi për të siguruar ndërgjegjësimin dhe respektimin e Kodit, nuk mund të nënvlerësohet. Në përputhje me këto, GRECO rekomandon që: i) “Etika, mandati i verifikimit dhe Komiteti i zhvillimi profesional” nën Konferencën Gjyqësore Kombëtare të përmbushi mandatin e vet dhe të sigurojë, në mënyrë proaktive, zbatimin e parimeve etike; ii) udhëzimi, këshillimi dhe trajnimi i detyrueshëm në shërbim të gjykatësve t’i ofrohet mbi etikën, konfliktin e interesave dhe parandalimit të korrupsionit brenda radhëve të tyre. Për më tepër, do të ishte e përshtatshme që Kodi i Etikës Gjyqësore të jetë në dispozicion të publikut në një web site zyrtar. Kjo do të rrisë ndërgjegjësimin publik për sjelljen që pritet nga gjyqtarët.

Zbatimi i rregullave për dhuratat dhe trajtimet e tjera preferenciale duket të jetë i përshtatshëm, dhe GET dëshiron vetëm të përsërisë shqetësimet e saj lidhur me pragun relativisht të lartë të deklarimit në krahasim me mesataren e të ardhurave për frymë në Shqipëri.

Deklarimi i të ardhurave: Siç u tha më parë, deklarimi i pasurive konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit dhe arritjen e transparencës më të madhe të interesave private të zyrtarëve, duke përfshirë edhe gjyqtarët. Megjithatë, mangësitë që lindin nga mos publikimi në kohë i deklaratave të aseteve të deputetëve kanë të njëjtin efekt në lidhje me të gjitha kategoritë e gjyqtarëve për zvogëluar besimin e publikut te gjyqësori. Për këtë arsye, GRECO inkurajon autoritetet që të sigurojnë publikimin në kohë të deklaratave të pasurisë nga ana e gjyqtarëve në një web faqe zyrtare.

Rekomandime sa i përket gjyqtarëve:

i)                    përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të bëhet transparente dhe se mendimi i gjyqësorit (p.sh. Këshilli i Lartë i Drejtësisë) të kërkohet në këto procese; dhe ii) vlerësimi periodik i performancës profesionale dhe etike të gjyqtarit të bëhet në kohën e duhur dhe të merret në konsideratë për të siguruar se kriteret për vlerësimin e sjelljen etike të gjyqtarit janë objektive dhe transparente, duke pasur parasysh parimin e pavarësisë së gjyqësorit (paragrafi 75);

ii)                  me synimin për të siguruar mbrojtje kundër ndërhyrjes arbitrare në administrimin e drejtësisë, shtrirja e së drejtës së Ministrisë së Drejtësisë për të shqyrtuar funksionimin e shërbimeve gjyqësore, administrimin gjyqësor, siç parashikohet në nenin 31 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të përcaktohet në mënyrë të qartë;

KLD reagon ndaj raportit të GRECO-s

Sugjerimet janë të vlefshme

Këshilli i Lartë i Drejtësisë përshëndet Raportin për Raundin e katërt të vlerësimit për Shqipërinë “Parandalimi i korrupsionit në lidhje me anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët” të publikuar nga GRECO (Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit), përmes të cilit, ndër të tjera është bërë një vlerësimin real dhe objektiv i situatës së sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe problematikave kryesore të tij.

Megjithëse, sipas raportit, Gjyqësori shqiptar është duke vuajtur nga niveli i ulët i besimit të publikut dhe pushteti i tij mbetet i dobët, në kapitullin për gjyqësorin, raporti ka pasqyruar realisht punën e bërë së fundmi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Inspektorati i tij, në kontrollin, përmirësimin dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri. Në raport evidentohet fakti se në vitin 2013, KLD-ja i ka dorëzuar Ministrit të Drejtësisë shumë kërkesa për mundësinë e fillimit të procedurave disiplinore për gjyqtarët e gjetur me shkelje pas kontrolleve të ushtruara nga Inspektorati i KLD-së.

Në raport është konstatohet me sy kritik fakti që “Gjyqësori nuk ka kontroll mbi zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe se e drejta për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve të gjykatës i takon ekskluzivisht të Ministrit të Drejtësisë.”.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë duke i konsideruar me vend Rekomandimet e GRECO që, me synimin për të siguruar mbrojtje kundër ndërhyrjes arbitrare në administrimin e drejtësisë :

i) duhet të përcaktohen në mënyrë të qartë shtrirja e së drejtës së Ministrit të Drejtësisë për të shqyrtuar funksionimin e shërbimeve gjyqësore e administrimin gjyqësor, siç parashikohet në nenin 31 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, dhe

ii) kryetarët e gjykatave përkatëse, duke përfshirë edhe atë të Gjykatës së Lartë, të kenë të drejtë për të filluar procedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve.

i mbështet fuqishëm ato dhe njëherazi inkurajon institucionet përkatëse për marrjen e masave ligjore për implementimin e këtyre rekomandimeve në një kohë sa më të shpejtë në legjislacionin shqiptar.

KLD, i konsideron tepër të vlefshme sugjerimet e GRECO, në gjetjet e zgjidhjeve përkatëse për disa problematika që shqetësojnë sot sistemin gjyqësor, reformimi i të cilit është një ndër prioritetet kryesore të Këshillit.

KLD falënderon GRECO dhe shtetet anëtare për ndihmën që ato i kanë dhënë Republikës së Shqipërisë që të identifikojë mangësitë në politikat kombëtare anti-korrupsion, duke nxitur reformat legjislative, institucionale dhe vënien e tyre në jetë. GRECO ofron një platformë reale  për të shkëmbyer praktikat më të mira në parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit.