Depuetja Suzana Topi: Këthimi i këtij ligji nga Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta i “Korporatës së Investimeve Shqiptare duhet të rishikohet

507
Sigal

Fjala e deputetes Suzana Topi

Të dashur miq ! Kjo është fjala e dytë die në seancē parlamentare. Më ndiqni! Këthimi i këtij ligji nga Presidenti i Republikës Z.Ilir Meta ,duhet të rishikohet për situatën qē po kalon ekonomia e vëndit tonë. Me një klimë biznesi të përkeqësuar ,duke u renditur e fundit në rajon simbas raportit të Bankës Botërore ,veçanërisht përballjen e bizneseve me konkurencë të pandershme,korruptive, dhënjen e tenderave në mënyre të padrejtë dhe aspak transparente, rritjen e nivelit të informalitetit dhe evazionit fiskal ,qeveria sjell ligjin e “Korporates se Investimeve Shqiptare”. Krijimi i këtij subjekti tregëtar nëpërmjet një ligji të veçantë ,krijon premisa për cënim të “parimit të barazisë përpara ligjit”, “lirisë së veprimtarisë ekonomike”. Kjo korporatë që vjen nga qeveria si inovacion në funksion të zhvillimit ekonomik të vëndit, në fakt është një skemë e grabitjes të pronave publike dhe private ,për t’ja dhënë ato oligarkëve dhe klientëve të qeverisë. Krijimi i kësaj Korporate si subjekt tregëtar, nuk ka nevojë për një ligj të veçantë , por nëpërmjet kuadrit ligjor mund të themelohet si subjekt i ri në QKB. Ky legjislacion i veçantë e bën të ketë karakter dominues në treg krahasuar me sipërmarësit e tjerë . Ne nuk dimë se kush janë asetet publike që do ti jepen kësaj Korporate . Kalimi në pronësi të saj i pronave shtetërore është një problem .Një pronë që rezulton shtetërore sot, mund të dalë private nesër dhe anasjelltas. Korporata do të vendosë si kolateral pronën , për çdo projekt shtetëror. Çfarë do të ndodhë në qoftë se projekti nuk do të jetë i suksesshëm?Në këtë rast janë kreditorët që do të marrin pronat tona. Ky ligj cënon autonominë e pushtetit vendor , ligji për “vetëqeverisjen vendore”, ka parashikuar kompetencat e këshillit bashkiak,që me shumicë votash prej 3/5 miraton ,tjetërsimin ose dhënies në përdorim të pronave të tretëve . Kam votuar kundër këtij projektligji si skemë të rrezikshme për grabitjen e pronave. Ky Kuvënd ku mazhoranca ,dhe disa deputetë opozitarë që janë oksigjen i tyre, po miratojnë projektligje në dëm të Shqiptarëve,dukei sjellë një dëme të pallogaritshëm vëndit të tyre. Ju ftoj të votojmë pro dekretit të Presidentit të Republikes!