Departamenti Amerikan i Shtetit nis hetimin e veprimtarive të Soros në Maqedoni

425
Ndërhyrja e George Soros në politikat e brendshme të vendeve evropiane ka tërhequr vëmendjen e Kongresit amerikan.
Financimi i projekteve në Maqedoni nga Soros por jo vetëm ka bërë që legjislatura e SHBA-së ka filluar të interesohet, shkruan Fox News.
Republikani Christopher Smith, së bashku me disa përfaqësues të legjislativit, i dërgoi një letër ambasadorit në Maqedoni Jess Bailey, i cili u emërua nga Obama, ku kërkojnë përgjigje direkte për këtë gjë.
Senatori Mike Lee gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me paratë e USAID-it që shkojnë në Fondacionin “Shoqëria e Hapur”, dhe përdoren për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë të destinuara.
Kam marrë raporte të besueshme, që tregojnë se në vitet e fundit ambasada e SHBA dhe Soros në mënyrë aktive kanë ndërhyrë në politikën e brendshme të Maqedonisë, në mediat e saja, si dhe në shoqërinë civile, shpesh duke favorizuar njërën parti politike mbi një tjetër, shkruan në letrën e tij drejtuar Departamentit të Shtetit, raporton Fox News.
Fox News ka bërë publike edhe deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili theksoi se Soros ka një ndikim vendimtar në politikat e brendshme të Maqedonisë.
Sigal