Denoncon Saimira Durmishi nga Vlora/ Najada Çomo më mori zarfin me 1 milionë lekë, kur e dinte se im shoq nuk kishte më shpresa të jetonte në Infektiv

505
Sigal

Pedagogia  nga Vlora denoncon: I dhashë një milion lekë Najada Çomos!

Me emër dhe me foto një pedagoge nga Vlora, e cila u desh të përballej me Covid në familjen e saj, ndërsa virusi i mori jetën të shoqit, denoncon rastin kur i ka dhënë ryshfet shefes së Infektivit, Najada Çomo. Zonja Saimira Durmishi tregon një skandal, ndërsa zbulon se si është njohur ajo me Çomon, duke i dhënë 1 milion lekë, ndërkohë që të njëjtën shumë do të jepte edhe një ditë më pas, nëse nuk do të kishte ndërruar jetë bashkëshorti i saj.

Dy fjalë për Najada Çomon

Saimira Shaska Durmishi

Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n. Kur njeriu ka hall sidomos hall shëndeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës. Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mësonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: “Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vdes” …. Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjëherë pse). Kjo më detyroi të shkoj ta takoj atë mbrëmje “nën masa të rrepta sigurie” pasi më priten te porta e më shoqëruan 3 infermiere për te zyra e saj… Shkova me atë “zarfin e famshëm me 1milion lekë), duke i premtuar se të nesërmen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetëm 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët. “Kam dëgjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu, sepse lëvizja mund të jetë fatale”, –  ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë, sikur mori zarfin me analizat e pacientit. Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet, “që Arjani nuk ja doli dot”.  Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua të mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada, se po të ishte kështu, do vepronim ndryshe, por ama të marrësh rryshfet, kur e di që është gjëndje pa shpresë, kjo më çuditi ashtu, sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat për deputete të Partisë Socialiste, por më lind natyrshëm pyetja… E çfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve, që dhimbja u ka mbërthyer shpirtin!?