Denoncimi te Berisha: Rama ndëshkoi policët që kontrolluan Tahirin, ngriti në detyrë policët që blenë vota

370
Sigal

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar ndëshkimin që i është bërë 35  oficerëve të Policisë që kontrolluan në sistemin TIMS hyrje-daljet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në kohën kur ky ishte në krye të detyrës.

Hyrje-dalje që vërtetuan lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikantët dhe për të cilët sot është përpara drejtësisë.

Ndërkohë që po ngrihen në detyrë oficerët e policisë të përfshirë në shit-blerje votash për llogari të Ramës.

“Ne narkoshtet shteti ligjor eshte zevendesuar me vullnetin e mafies!

Miq, n shtetin e mafies së drogës ndëshkohen 35 oficere policie sepse guxuan të kontrollojnë në TIMS hyrje- daljet e Saimir Trafikut por ngrihen në përgjëgjesi të gjithë oficerët e policisë të angazhuar dhe të diktuar me regjistrime në blerjen e votave. Ky është natkoshteti i Edvin Kristaq Drogës.

Përshëndetje Doktor. Para dy vjetësh 35 punonjës policie u ndëshkuan me masa disiplinore vetëm se kishin kontrolluar në sistemin për hyrje daljet e Saimir Tahirit dhe babait të tij Sot në përgjime dalin punonjësit e policisë duke vjedhur vota dhe asnjë masë nuk merret ndaj tyre. Kjo është policia e Edi Drogës.”, shkruan Berisha.