Denoncimi te Berisha: Rama liron nga burgu vrasësin e dashur serial të organizatës kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani

706
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qyetari dixhital i cili shkruan se Kostandin Xhuvani, vrasësi 5 të rinjëve është liruar nga burgu.

Sipas qytetarit dixhital para dy javësh Kostandin Xhuvani ka qenë në QSUT për tu operuar dhe në dallim nga të burgosurit e tjerë e kanë marrë familjarët e tij dhe me ndërhyrjen e Ramës është liruar.

Postimi i plotë

Superskandal!

Rama liron nga burgu vrasesin e dashur serial te organizates kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani

Motivi: Kosta ka vrare 5 te rinj por eshte xhani i partise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Kostandin Xhuvani vrasesisi i 5 te rijve nuk esht me ne burg.Para dy javesh Kosta ka qen ne QSUT esht ber operim nga doktorri per apendisitin dhe ne dallim nga te burgosurit e tjere qe trajohen ne spital apo qe edhe vdesin pa kurrfar ndigme ate me urdher nga Rama e kan marr familjaret brenda dites nga spitali Esht operu naten dhe e kan mor direkt familjaret sesht rregjistruar fare ne rregjistrat e spitalit te burgut dhe nuk esht ne burg me nderhyrje nga vet Rama esht liruar nga burgu nen pretekstin e operacionit.

Kujtojmë se djali i ish-deputetes Luiza Xhuvani është shpallur fajtor për vrasjen e katër personave në ngjarjen e 4 nëntorit 2014, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë Enea Xhaji, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzolo.

Aleksandër Xhuvani është dënuar me 35 vjet burg, të dhënë nga Shkalla e Parë më 10 mars 2015.

Gjithashtu në vitin 2011 ai kreu nje vrasje, ku viktime mbeti nje i ri. Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në shtëpinë e Albi Zelës, Kostandin Xhuvani qëlloi me pistoletë për një sherr banal mbi Alfred Musabelliun dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës. Por cudia do të ndodhte më pas. Gjykata e Tiranës do ta dënonte vetëm me dy vite burg Kostandinin, i cili kishte kryer vrasje. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, ka edhe një cudi tjetër: dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit.