Denoncimi/ Mafja që rrënoi indrustinë e qumështit

449
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë Prof. Dr. Panariti: Ja si u rrënua industria e qumështit nga “fake news”

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas publikimit të disa lajmeve se produktet bujqësore ishin me hormone. Panariti shkruan se po rrënohet industria e qumështit dhe prodhimet e tjera bujqësore nga “fake news” dhe nga debati i ditës me “hormone”. Prof. Dr. Edmond Panariti: Ose të nxihet, ose të zbardhet faqja e prodhimeve tona bujqësore dhe blegtorale! Si u rrënua industria jonë e qumështit nga “fake news” me helme dhe debati i ditës me “hormone”. Para disa vitesh, një lajm “fals” për gjoja zbulim të aflatoksinës në qumështin e vendit bëri që dy fabrika të përpunimit të qumështit në vend të falimentojnë! Si rrjedhojë, qumështi shqiptar u tërhoq nga raftet e marketeve, u derdh dhe u asgjësua, ndërsa eksporti i tij u ndalua! Me mijëra fermerë prodhues të qumështit mbeten “në tako”. Informacioni ishte fals dhe nuk u konfirmua asnjëherë! Analizat e kryera më pas në laboratorët evropianë të referencës vërtetuan “mashtrimin” . Por ishte vonë dhe dëmi u bë! Miliona euro u hodhën në erë dhe bankat i futën fabrikat e qumështit në sekuestër. Sot ka procese gjyqësore që i kërkojnë dëmshpërblim me miliona euro, shtetit shqiptar që e lejoi një farsë dhe mashtrim të tillë. Të njëjtën gjë, të njëjtët aktorë tentuan ta bëjnë edhe më vonë me gjoja sekuestrot e qumështit pluhur, i cili është një produkt tërësisht i ligjshëm dhe i sigurt dhe pjesë e teknologjisë së përpunimit në fabrikat e qumështit të gjithë botës. Për fat arritëm ta ndalim në kohë dhe ta pengonim rrënimin e dytë të programuar të qumështit shqiptar. Sot perimet tona ndodhen nën akuzë për ndotje me hormone. Para se dëmi të jetë i pakthyeshëm, si në rastin e qumështit, kërkoj që urgjentisht të verifikohet vërtetësia nga laboratorët evropianë të referencës. Aktualisht, disa importues nisur dhe nga lajmet që qarkullojnë për hormone në perimet tona, i kanë pezulluar kontratat. Prandaj, o duhet nxirë, o duhet zbardhur faqja e prodhimit vendas! Nuk ka rrugë tjetër!