Denoncimi i Malltezit: Soros është pronari i pusit të naftës në Nartë. 2 ministra dhe 4 agjenci shkelën ligjin për ta favorizuar

697
Sigal

Gazeta “Telegraf”, më 14 tetor 2015 i drejton 15 pyetje “San Leon Durrës BV”, autorizuar prej shoqërisë “San Leon Energy”, por ende nuk ka përgjigje

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka rikthyer në vëmendje një artikull të vitit të kaluar, mbi pusin e naftës në zonën e Mbrojtur në Nartë, që rezulton në pronësi të George Soros. Sipas Malltezit, fakti që kompania e naftës është pronë e Soros-it, ka bërë që dy Ministra dhe 4 Agjenci të shkelin ligjin, dhe të lejohet veprimtaria e saj në një zonë të mbrojtur. Ja denoncimi i Jamarbër Malltezit: “Pus Nafte për SOROS, mu brenda Zonës së Mbrojtur në Nartë!!! Del se Soros qenka pronar i kompanisë së naftës, prandaj dy ministra dhe 4 Agjenci shkelen ligjin, ndërsa Prokuroria ka ikur në drejtim të paditur. Cili nga mercenar-gazetarët e Soros e dha si lajm? U fshehën. Kush duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e ligjit? Pse paguajmë për Agjenci Zonave të Mbrojtura, kur këta japin leje për pus nafte brenda Zonës së Mbrojtur? Pse na duhet Agjencia e Bregdetit? Po atëherë bëni një amendim ligjor, që shkruan se “çdo ligj që bie ndesh me interesat e Soros është nul”. Shtet i qelberisur nga Soros, ku mercenar-politikanë të Soros pozojnë për ligje dhe ku mercenar-gazetarët e Soros bëjnë mender-habere”, – shkruan Malltezi.

Përkthimi i The Daily Caller News Foundation

George Soros ne 2016 investoi 238 milionë dollarë në 11 kompanitë e naftës dhe gazit, sipas të dhënave të tij financiare federale, ka mësuar Grupi Investigativ i The Daily Caller News Foundation. Vlera totale e Menaxhmentit të tij vlerësohet në 2.7 miliardë dollarë. Ai ka 207 aksione në këtë fond me qarkullim ose 33%. industria e naftës në Shqipëri po lulëzon aktualisht. Një total prej tetë ndërmarrjeve të naftës Soros ka fituar licenca për 18 blloqe, si në tokë ashtu edhe në det. Përveç Shell dhe Petromanas, Bankers Petroleum dhe Stream Oil & Gas, si kanadeze, firma britanike Cairn, ILDC e Izraelit, dhe San Leon Energy, në pronësi të investitorit të madh George Soros, kanë blerë të gjitha blloqet në Shqipëri. Zhvillimi, i cili sjell interesat e naftës së Shell më në jug, pa kufirin grek shqiptar, përkon me shpalljen e rezultateve të një tenderi për licenca eksploruese dhe shfrytëzuese në tre blloqe në bregdet edhe në Greqinë perëndimore.

Ja 15 pyetjet e “Telegraf” që i drejton “San Leon Durrës BV”, autorizuar prej shoqërisë “San Leon Energy”, por që ende nuk ka përgjigje

Gazeta “Telegraf” në shumë shkrime ka denoncuar abuzimet që kanë bërë kompanitë e naftës në dëm të buxhetit të shtetit, për edhe dëmet që kanë shkaktuar në ekologji. Në 14 tetor 2015 gazeta “Telegraf” i ka dërguar 15 pyetje “San Leon Durrës BV”, autorizuar prej shoqërisë “San Leon Energy”, por ende nuk ka përgjigje për pretendimet e tyre, për shkrimet e botuara në gazetën “Telegraf”. Ja 15 pyetjet:

  1. Ju si “San Leon Durrës BV”, deklaroni se ushtroni aktivitet me VKM Nr.562, datë 27.8.2004, autorizuar prej shoqërisë “San Leon Energy” me qendër në Irlandë, kur sipas këtij vendimi, të drejtën për të bërë kërkim e ndarje prodhimi në detin e Durrësit e ka marrë kompania OMV (ALBANIEN) Adriatic Sea Exploration GmbH”, kompani Austriake, zyra e regjistruar e së cilës ndodhet në Gerasdorferstraße 15 1,1210, Vjenë, Austri quajtur “OMV” dhe “Lundin” Netherlands B.V., një kompani e organizuar dhe që ekziston sipas ligjeve të Holandës, zyra e regjistruar e së cilës ndodhet në Amaliastraat 3-5, 2514 JC, Hagë, Holandë e quajtur “Lundin” si është e mundur që tashmë shfaqet emër tjetër në detin e Durrësit?
  2. Ju thoni, se “de jure”, keni nisur aktivitet në detin e Durrësit, më 31 janar 2011, po “de fakto” sa vite keni punuar pa të drejtë dhe pa bazë ligjore?
  3. VKM Nr.562 për të drejtën e ushtrimit të aktivitetit kërkues-prodhues në detin e Durrësit është marrë në datën 27. 8. 2004 dhe ka hyrë në fuqi në datën datë 21 shtator 2004, ditën kur është botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 66, ndërsa marrëveshja çuditërisht është nënshkruar në datën 27. 05. 2004, pra 2 muaj përpara hyrjes në fuqi të VKM, a ka ndonjë shpjegim ligjor ky abuzim?
  4. VKM Nr. 588, datë 30.5.2013, për kalimin në fazën e tretë të kontratës ka hyrë në fuqi, ditën kur është botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 126, datë 31 korrik 2013, por “”San Leon” e ka nënshkruar marrëveshjen, në datën 16 korrik 2013, pra 15 ditë më shpejt se hyrja në fuqi e VKM, a quhet abuzim ligjor ky zoti avokat?
  5. Sipas kontratës, firma për çdo vit duhet të investojë 35 mijë dollarë për kualifikimin e punonjësve, a e ka bërë këtë investim të detyrueshëm, me cilin institucion kualifikues e ka bërë, kur dhe kur?
  6. Sipas kontratës, firma duhet të menaxhojë mbetjet e aktivitetit në det, a i menaxhon, ku i evadon, ku i asgjëson, a ka miratim nga komuniteti dhe a ka dokumente me filmime faktike, siç e parashikon ligji? Cila është dosja e garancisë mjedisore, me të cilën keni marrë lejen e mjedisit dhe a ka një dokumentacion të tillë?
  7. Në marrëveshjet e datës 27. 05. 2004 dhe të datës 16 korrik 2013, neni 11 është pa tekst me shënimin “lihet qëllimisht bosh”, çfarë fsheh ky nen dhe a quhet shkelje e rëndë ligjore e qëllimshme kjo, zoti avokat?
  8. A mund të publikoni transaksionin e të drejtës së ushtrimit të aktivitet sipas kontratës së datës 31 janar 2011, kur edhe keni nisur të punoni “me ligj” dhe përse nuk publikohet kjo kontratë?
  9. Cila është firma “Beach Energy” dhe me çfarë të drejte ligjore kontraktuale është futur në këtë aktivitet që ka emrin “”San Leon Durrës BV”?
  10. A ka “San Leon Durrës BV”, detyrime të pashlyera të taksës TVSH?
  11. A i paraqet firma “San Leon Durrës BV” rregullisht bilancet në QKR dhe cilët janë ekspertët e saj kontabël?
  12. Sipas VKM Nr. 562, datë 27. 8. 2004 dhe VKM Nr. 588, datë 30.5.2013 firma “San Leon Durrës BV” ka të përcaktuar edhe me hartë edhe me koordinata detare që duhet të ushtrojë aktivitet vetëm në bllokun detar Durrës, me çfarë të drejte çon sondat edhe në Zvërnec, kur koncesionet e burimeve natyrore strategjike miratohen vetëm me ligj parlamenti e jo me urdhra ministrash apo shkresa të AKBN?
  13. Çfarë lidhje keni ju si “San Leon Durrës BV” dhe a janë sipas marrëveshjes me kuadër të lejuar ligjor si veprime të bëra nga ju, ose nga “mëma” juaj në Islandë, me këto shkresa zyrtare: Me letrën e AKBN-së më datë 27 maj 2004 dhe nr. prot. 596, që miraton transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga OMV-ja (shqiptare) Adriatic Sea Exploration GmbH tek Island Rockall JV Limited,

-me njoftimin e transferimit, me datë 28 shtator 2007 për transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Island Rockall JV Limited, tek Island International Exploration BV,

-me njoftimin e transferimit, me datë 31 tetor 2007 për transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga “Lundin” Netherland BV, tek Island International Exploration BV, me letrën e AKBN-së me datë 11 mars 2008 dhe nr. prot. 525, që miraton transferimin e 25% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Island International Exploration BV (aktualisht San Leon Durrësi B.V., pas ndryshimit të emrit më 13 shtator 2011), tek Beach Petroleum Limited, që sipas njoftimit, me datë 11 janar 2010 ndryshon emrin në Beach Energy Limited, me letrën e AKBN-së, më datë 16 shkurt 2012 dhe nr. prot. 1150, që miraton transferimin e 25% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Beach Energy Limited, tek San Leon, por edhe me shumë letra të tjera të cilat “Telegraf” i disponon të plota.

  1. Në marrëveshjen e ndryshuar të datës 16.7.2013, juve ju është përcaktuar kështu: Kontraktori ka të drejtën ekskluzive, të kryejë operacione hidrokarbure në Zonën e Kontratës (Durrës), me çfarë ligji futeni në Zvërnec?
  2. Në kontratë, në nenin 4.1, thuhet kështu: Në qoftë se në përputhje me nenin 6.7 (i) Kontraktori është angazhuar të shpojë një (1) pus të detyrueshëm gjatë periudhës së parë të kërkimit dhe vendos të hyjë në periudhën e dytë të kërkimit, atëherë kontraktori do të heqë dorë nga 35% të sipërfaqes së zonës së kontratës në përfundim të periudhës së parë të kërkimit. Firma “San Leon Durrës BV”, me VKM Nr. 588, datë 30.5.2013, me marrëveshjen e nënshkruar, në datën 16 korrik 2013, ka hyrë në fazën e dytë, a ka hequr dorë nga 35% e sipërfaqes së zonës të kontratës?