Denoncimi i Bahri Shaqirit në Durrës: Këta janë zyrtarët e PS që po blejnë vota

594
Sigal

Kandidati i LSI në Durrës, Bahri Shaqiri ka denoncuar sot në mbrëmje zyrtarët e PS që po blejnë vota në Durrës.

Shaqiri ka publikuar dhe tagrat e makinave që lëvizin natën për të blerë vota. Në një mesazh në Facebook, Shaqiri u kujton zyrtarëve të PS se nga nesër do të funksionojë ndëshkimi i drejtësisë për ta.

“Në këtë vigjilje zgjedhore dua t’i jap një këshillë disa personave për të mirën e tyre. Mos i humbni energjitë duke shpërndarë lekë skutave por shijoni ditën e fundit të miqësisë me shefin e komisariatit dhe holbat e rilindjes se nga neser do fillojë të funksionojë motori i drejtësisë.

P.s. kjo këshillë shkon mbi të gjitha për Skerdi Bello, Shaqir Gjuzi, Klest Cela, dhe drejtuesi i Hyundai te zi, i çregjistruar para një jave, Ergys Llukaj dhe personave të tjerë.

Këto janë makinat që po përdoren aktualisht:

AA710XX OPEL INSIGNA I ZI

AA267XX OPEL INSIGNA I ZI

AA386OV HYUNDAI SANTA FE I ZI”,- shkruan Bahri Shqairi në një postim në Facebook.