Sigal

Një qytetar ka publikuar të dhëna të reja për atë që njihet tashmë si kryetari bashkiak i 6-përqindëshit të Kamzës, Rakip Suli, i dalë nga votimet farsë moniste të 30 qershorit.

Sipas qytetarit, Suli ka qenë një emigrant që vilte pjeshkë në Verie të Greqisë, ku më pas erdhi në Tiranë dhe financoi në lojrat e kumarit bashkë me një grek, të cilin më pas e përzuri.

Fakti është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan: Akuza të reja për hajdutin e kuajve, Rakip Suli! ‘Akuza të reja për hajdutin e kuajve Rakip Suli! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Përshëndetje doktor. Historia që të ka dërguar ai personi për Rakip Sulin,është shumë e saktë, deri në Verie të Greqisë. Në Verie Rakip Suli punonte vjelte pjeshkë dhe atje ku shkonte lozte kumar kompjutra apx u lidh me një grek dhe erdhi bashkë me grekun në Tiranë dhe greku hapi lokal me kompjutra me emrin Astra. Sa e pa Rakipi që kjo punë ka shumë lek, e përzunë grekun. Kështu e filloi biznesin Rakipi. Gjithë jetën ka qenë i persekutuar ai, si fis, shkon e bëhet shërbëtor i Rilindjes. Turp. Të përshëndes.