Denoncimi ‘bombë’/ Shqiptarëve po ju bëhen vaksina indiane, u thonë se është AstraZeneca

297
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim, në të cilin theksohet se në Shqipëri po përdoren vaksina të paccertifikuara. Një punonjës i ISHP në mesazhin dërgaur ish-kreut të qeverisë shkruan se qytetarëve shqiptarë po ju ‘shiten’ vaksinat indiane sikur janë AstraZeneca.

Ja postimi i Berishës:

Denoncon vaksinen, mungesen e transparences!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje prof. Dr.Sali Berisha.Jam punonjes prane I SH.P(Instituti i Shendetit Publik) dhe kam nje shqetesim për të ndarë lidhur me vaksinat.Javën që kaloi është përdorur nje lloj vaksine indiane ku shkruhet si Astra Zeneca.Keshtu është dhënë udhezimi.Astra Zeneca është flakon me 12 doza.Kjo indiane është vaksinë me 10 doza dhe me emër Coronavirus.Nuk dime çfarë po hyn. Nuk dua të ndalem ne anen teknike te aplikimit dhe hapjes se vaksines qe me proçeduren qe kryhen humbasin efektshmerine.Me poshtë keni vaksinën indiane me foto qe po përdoret për te vertetuar cfare thashë më lart.Mund te verifikohet lehtë çfarë ju shkruajta me sipër.