Denoncimi ‘bombë’/ Kryebashkiaku rilindas vjedh me mijëra euro me rikonstruksionin e zyrave

348
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik një tjetër denoncim të qytetarëve, të cilët tregojnë se si vjedhin rilindasit në pushtet.

Në denoncimin e tij qytetari shkruan se kreu i Bashkisë së Kavajës Redjan krali po rikosntrukton zyrat e bashkisë në një kohë që populli është në ditë të hallit.

Sipas qytetarit velra e rikonstruksionit të zyrave shkon nga 100 deri në 200 mijë euro.

Vjedhja ordinere e narkokryetarit te Kavajes me arrendimin e Zyres!

Miq, narkozyrtaret ne te gjitha nivelet e narkoshtetit jane leshuar ne vjedhje ordinere masive me rikonstruksionin e zyrave te tyre ne shuma 100-200 mije euro!

Qytetari dixhital denoncon narkokryetarin monist te Kavajes!

Ai ka gjetur nje zyre te rregullt nga paraardhesi i tij por per te vjedhur e fut ne rikonstruksion!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Përshëndetje doktor.

Në këto dite varfërie dhe skamje për të gjithe ne si pasojë e tërmetit pandemisë dhe vjedhjes që Rama po na bën përditë nga Bashkitë e deri te Qeveria…Kryetari Bashkisë Kavajë Redjan Krali gjen momentin për ti ofruar vetes vetë luksin e një sheiku.

Ka hedh posht komplet zyrën e vet personale dhe po e rikonstrukton nga e para me të gjitha kushtet dhe mobiljet e shtrenjta miliona lekshe që të akomodohet sipas qejfit vet ndonëse bashkia ska as 5 vjet që është ndërtuar dhe normalisht është e re e ska nevojë për punime.

Po këtu ska më turp për asgjë,fut e vidh dhe pasurohu e ndërto lukse për veten e vet pa populli ishalla vdes për bukë…TURP

anonim të lutem se më prish punë rrespekte