Denoncimi bombë i ish-emigrantit në Greqi: Në vitin 2017 koordinatori i fushatës së ministrit të “Rilindjes” votoi në emër të familjes time

390
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ja si njerëzit e Rilindjes, votuan në 2017 për çdo pjesëtar të familjes time, pa qenë fare ne në Shqipëri

“Denoncimi bombë i ish-emigrantit në Greqi: Në vitin 2017 koordinatori i fushatës së ministrit të Rilindjes votoi në emrin tim dhe pjestarëve të  familjes duke përdorur të dhënat personale të siguruara në rrugë zyrtare, ndërkohë që sistemi “Times” vërteton se ndodheshim jashtë shtetit.”

Në gushtin e vitit 2017, erdhëm për të pushuar në Shqipëri, pas një ndërkohe 2 vjeçare.  Nuk mundëm dot të vinim në qershor, kur u zhviluan zgjedhjet parlamentare, ngaqë nuk na dhanë leje nga puna dhe fëmija ishte ende në shkollë.

Një i afërmi ynë, erdhi në shtëpi për të na uruar mirëseardhjen. Gjatë bisedën, na tregoi me mburrje, që djali i tij u punësua në një ndërmarrje shtetërore në një detyrë drejtuese, edhe pse nuk ka mundur dot të bëjë as 9 vjeçaren. Ne u gëzuam, por duke i shprehur habinë, e pyesim, si mundi të gjende kaq miq të fortë në qeveri.

-Më ndihmoi, deputeti i zonës tonë, që është edhe ministër, – na tha i afërmi.

E keni gjë familjarë, – e pieta kushëririn.

– Jo, por unë isha kordinatori i shtabit të tij elektoral, – u përgjigj I afërmi ynë. E di, që edhe ti, edhe gruaja, edhe fëmija yt i dha votën ministrit për t’u zgjedhur deputet në zonën tonë elektorale?

– Çfarë thua? Ne nuk erdhëm fare në Shqipëri, nuk na lanë nga puna në Athinë, – i them unë me habi, por edhe paksa i revoltuar.

– Haaaa, – qeshi i afërmi.-Nuk ishte nevoja të vinit. Votova unë, për të tre ju. Dhe jo vetëm për ju. Votova edhe për të afërmit e mi, për miqtë e mi, që nuk erdhën dot këtu të votonin.

– Si votove ti për ne? Po ne kartyën e indentitetit dhe pashaportën i kemi në Athinë? Si votove ti për ne, pa dokumentat tona të indentitetit?

– E thjeshtë, kjo. Kot nuk isha kordinator i shtabit të ministrit. Të gjitha të dhënat tuaja i mora. Dhe, në rregjistrin e votimit, shkruajta të gjitha të dhënat, sipas kartës të indentitetit të gjithësecilit.

– Po firma?

– E thjeshtë, edhe kjo. Zhgaravinë me gërmën e parë të çdo emri. Pastaj, ato janë formale, kush do t’i verifikojë?

– Ti, votove për ne, me kokën tënde?- e pyeta të afërmin tim.

– Po, pse, kam unë kaq fuqi, sa të gjej të dhënat e kartës së indentitetit të gjithësecilit, për të cilin firmosa për votën?… – m’u përgjigj me mburrje kushëriri im…

Gruaja më pa në sy. Heshta dhe pashë që kushëriri ishte në ekstazë nga mburrja, që kishte votuar për të gjithë kushërinjtë dhe miqtë e tij, duke ndihmuar ministrin të merrte partia e tij votat tona, edhe pse ne nuk erdhëm në Shqipëri…

Nëse, ndonjë ka dyshime, se kushëriri im vetëm u mburr, le të shikojë rregjistrin e votimeve në zonën time elektorale në Tiranë. Aty ka “firmën” time, të gruas, që “dëshmon” se ne “kemi votuar”, pa ardhur fare në Shqipëri, edhe pse atë ditë kemi qenë në Athinë.