Denoncimi/ Belind Këlliçi: Pezulloni licencën e ‘Jet Bank’, ndërkombëtarët kanë ngritur shqetësime për lidhje me skema mashtruese, call-centera dhe offshore

Sipas këtyre dokumenteve të autoriteteve gjermane licenca e bankës dixhitale në Shqipëri po merret nga një personazh i cili ka qenë drejtor i një prej kompanive në pronësi të një shtetasi që është dënuar për skema mashtruese me Call Centerat në dëm të qytetarëve europian në shumën e 200 milionë euro.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi kërkon pezullimin e licencës së bankës digitale, Jet Bank deri në përfundimin e hetimit parlamentar dhe verifikimin e plotë e të pavarur të të gjitha kushteve ligjore.Deputeti demokrat Belind Këlliçi i ka kërkuar transparencë kryeministrit Edi Rama lidhur me licencimin e bankës digjitale “JET Bank”, pas raportimeve se pas këtij projekti fshihen persona të përfshirë në skema mashtrimi me call center.

Deputeti demokrat Belind këlliçi ka kërkuar shpjegime nga kryeministri Edi Rama për krijimin e bankës digjitale, Jet Bank, pas raportimeve se pas kësaj banke fshihen persona të denuar për mashtrim me call centar. Këlliçi i drejtoi një sërë pyetjesh kryeministrit Edi Rama nga foltorja e kuvendit, mbi mënyrën e licensimit dhe kalimit të filtrave të Bankës së Shqipërisë, duke kërkuar shpjegime nga shefi i qeverisë nëse ai ka influencuar për të shmangur kontrollet nga bankat e shqipërisë, në një kur ministria e brendshme gjermene ka ngritur shqtësimin për këtë çeshtje.

Sigal

Por kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në kuvend, duke ja deleguar interpelancën ministres Erjona Ismaili e cila shmangu përgjigjet për çështjen e Jet bank dhe zgjodhi të bëjë politike duke sulmuar opozitën.Nga ana tjeter, Këlliçi denoncoi banken online duke thënë se ajo rrezikon kursimet e qytetarëve shqiptarë.Më herët Deputeti Belind Këlliçi ka publikuar dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, që hedhin dritë mbi kërcënimin serioz të sistemit tonë bankar nga licensimi i JET BANK për shkak të personave që fshihen pas këtij projekti.Sipas këtyre dokumenteve të autoriteteve gjermane licenca e bankës dixhitale në Shqipëri po merret nga një personazh i cili ka qenë drejtor i një prej kompanive në pronësi të një shtetasi që është dënuar për skema mashtruese me Call Centerat në dëm të qytetarëve europian në shumën e 200 milionë euro.