Denoncimet: Dështojnë “bilbilfryrësit“ e  administratës dhe “kalecat“ në pension

232
Sigal

Mungesa e nuhatjes nga “bilbilfryrësit“ e administratës dhe “kalecat“ në pension ka bërë që shteti të kursejë miliona lekë shpërblime. Megjithse “spiunët” funksionojnë zyrtarisht në 44 institucione publike duke u mbështetur nga 78 kordinatorë antikurropsion, masat administrative kanë qënë 85, gjobat 11 dhe kallëzimet 12. Fatin më të keq e kanë “kalecët” në pension të lagjeve, të cilët që pas izolimit nga covid nuk po japin rezultat për të përfituar 3 mijë lekshin mbi pension

“Spiunët” në 44 institucione publike, pak rezultate – 78 koordinatorët antikorrupsion / 85 masa administrative, 11 gjoba, 12 kallëzime. Kryeson Kadastra 

Kanë dështuar “Bilbilfryrësit” e qeverisë, sepse në prokurori dhe në gjykata nuk ka mbërritur asnjë spiunllëk për zyrtarët e lartë të administratës publike. Megjithëse tashmë janë të shumtë në numër dhe të shtrirë në një numër të konsiderueshëm institucionesh spiunët që raportojnë rastet e korrupsionit në administratë dhe qytete në këmbim të shpërblimit, rezultatet e rrjetit të koordinatorëve antikorrupsion kanë qenë të pakta për vitin 2021. Scan ka zbardhur treguesit zyrtarë të punës së këtij rrjeti, i cili është krijuar prej dy vitesh dhe tashmë shtrihet në 44 institucione me risk të lartë për korrupsion.

Regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës sundoi duke përdorur përgjime masive, dhe mbushnin dosjet duke spiunuar te Sigurimi i Shtetit. Edhe tani shumë pensioistë janë në rolin e ‘spiunëve’ të lagjeve duke trasmentuar informacion për të marrë pagë më të lartë pensioni plus 3 mijë lekë . Madje këto kohë çfarë nuk po sajojnë për ta përfituar, por duke qenë se rezultatet e e spiunimeve nuk kanë rezultuar të vërteta kanë mbetur duarthatë.

Referuar të dhënave rezulton se në total janë propozuar nga rrjeti antikorrupsion 85 masa administrative, 11 masa administrative me gjobë, si dhe 12 kallëzime për ndjekje penale. Më specifikisht, bëhet fjalë për 7 masa administrative për nëpunës të Inspektoratit Kombëtarë i Mbrojtjes së Territorit; 12 masa administrative për nëpunës të Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile; 8 masa administrative për nëpunës të Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve; 27 masa administrative për nëpunës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës; 8 masa administrative për nëpunës të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor; 1 masë administrative për nëpunës të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore; 3 masa administrative për nëpunës të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit; 19 masa administrative për nëpunës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Më tej, rezulton se janë vendosur masa 7 masa administrative gjobë për nëpunës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit; 4 masa administrative gjobë për Agjencitë Doganore.

I ulët është edhe numri i procedimeve të dërguara nga koordinatorët: 8 kallëzime për ndjekje penale për punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës; 1 kallëzim për ndjekje penale për punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor; 1 kallëzim për ndjekje penale për Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave; 1 kallëzim për ndjekje penale për Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. 1 kallëzim për ndjekje penale për agjenci doganore.

Aktualisht, Rrjeti i koordinatorëve shtrihet në 44 institucione në nivel qendror dhe në çdo drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në drejtoritë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor; drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar dhe spitalet rajonale, në nivel rajonal (ai numëron në total 78 koordinatorë).

Spiunët ende në gjumë

Prej vitesh bilbilfryrësit nuk po ngrejnë kokën , njëherë bënë pushim për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme dhe nuk nevoiteshin më, pasi qëllimi që ata u ngritën ishte të trembnin dhe godisnin aleatat e “Rilindjes” dhe jo t’i nxirnin bojën vetes. Gjithashtu Covid-19 i ndëshkoi  sërish  qindrat e “Spiunëve popullorë” apo “Kaleca” siç njihen në opinionin qytetar. Për shkak të izolimit, bizneset dhe lokalet u mbyllën dhe për pasojë ra ndjeshëm raportimi i “Kalecëve”.

Si u rikthyen  “1200-shat”, 15% “fond special” nga buxheti i ministrisë

Ndërsa flitet për hapje dosjesh të ish-policisë sekrete, qeveria, mendoi që të rindërtojë rrjetin e spiunëve “vullnetarë” të policisë, duke miratuar një VKM të posaçme, lidhur me pagesat e spiunëve që ndihmojnë policinë e shtetit. Vendimi është hartuar prej “ekspertëve” të këtij “zanati” dhe është miratuar në datën 5 nëntor  2014, në një mbledhje të veçantë të qeverisë.