Dënohet me burg banori i Astirit që goditi me këpucë Ramën, Berisha: Një proces i turpshëm!

693
Sigal

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për banorin e Astirit që tentoi të godasë me këpucë kryeministrin, Edi Rama. Teksa e cilëson një proces të turpshëm stalinist, Berisha shkruan se dënimi me 30 ditë burg, është dëshmi e tmerrit që ka kapur Ramën.

“Nje proces i turpshem stalinist!
Te dashur miq, denimi stalinist me 30 dite burg nga krye, kryekreu Edvin Kristaq Urrejtia, te heroit te mosbindjes civile Ilir Katiraj, qe ju versul me kepuce turinjve Edvin Urrejtjes, eshte deshmi e tmerrit qe ka kapur kreun e meduzes.  Me kete rast le t’i themi Kallam Deshtakut se Ilir Katiraj eshte heroi i mosbindjes civile qe do te te flake aty ku e ke vendin, ne koshin e plehrave. Je i pashprese!”, shkruan ai. 

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit me burg 30 ditë për Ilia Sketiraj i cili ditën e enjte tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Rama teksa ky i fundit po jepte një deklaratë për mediat në ambjentet e jashtme të Spitalit të Traumës, ndërkohë që sapo kishte vizituar efektiven e plagosur Ina Nuka.

Sot tek Krimet e Rënda pritet gjithashtu të jepet masa e sigurisë edhe për 11 të arrestuarit e tjerë të cilët janë ndaluar pas protestave që u shoqëruan me konfrontime fizike midis protestuesve dhe efektivëve të policisë.