Denion MEIDANI/ Plehrat dhe metamorfoza e Ramës

572
Sigal

Gazeta Telegraf/


Denion Meidani


Metamorfoza e kryeministrit


Rama si politikani me jetëgjatësinë më të madhe postkomuniste ulur në
karrige të veshura me influenca politike e pushtet, iu bashkëngjit me dredhi pa
hezituar si kryetar i opozitës luftës kundër importimit të plehrave. Por, siç
koha po tregon, ishte thjesht për përfitime politike e pazar influence; kjo
mbështetje ndaj lëvizjes së shoqërisë civile, që si rrallë herë në Shqipëri, u
shndërrua në një ortek real kundër importimit të plehrave të botës në vendin
tonë. Po ashtu, më pas, si kryeministër në muajt e parë të mandatit të tij pa
iu dridhur qerpiku e deklaroi prerë me falsitet qëndrimin e tij kundër importit
të plehrave të dynjasë në Shqipëri. Por, mesa shihet, sot, e gjitha ishte një
lëvizje makiaveliane për vetëpërfitim, thjesht një tjetër reagim fals. Ne,
atëherë, ishim dakord me thënien e tij se “Shqipëria sot lëngon mes plehrash.
Shqipëria sot është vendi më problematik për sa i përket mbledhjes dhe
trajtimit të plehrave në të gjithë hartën e Europës. Shqipëria sot nuk garanton
asnjë standard europian, por jo vetëm europian, në trajtimin e plehrave. Është
krejtësisht e qartë që Shqipëria sot dhe nesër nuk mund të importojë plehra nga
jashtë.” Po, në 2013, në mënyrë tejet të qartë, theksoi se “ka vetëm një arsye
pse mafia u drejtohet vendeve si Shqipëria për të dërguar plehra dhe ka vetëm
një arsye pse qeveritë e vendeve si Shqipëria, të dobëta në standarde dhe të
paafta për të kontrolluar ruajtjen e standardeve nëpër kufijtë e tyre, i hapin
rrugë importit të plehrave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: interesa të
jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve që lëngojnë në
mungesë të qeverive dhe të shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre
kombeve”. Por, ama, krejt ndryshe pas 3 vjetëve! Sot, pa i ardhur turp nga
thinjat e shumta që i zbardhojnë kokën e mplakur e të renduar kërkon të lëpijë
gjithë atë që shkumoi e pikoi në vite nga foltore të ndryshme, deri të kthyera
në nevojtore, publike.


Çfarë ndryshoi zoti kryeministër?


Mos vallë u përputhën interesat me mafien përkatëse? Apo, mos vallë
kartelet vendase, që po lulëzojnë me shpejtësi, e rritën presionin e brendshëm
për të pranuar ofertën e mafies së jashtme? Aq më tepër, që është krejt e
sigurtë se ne nuk mund të garantojmë ndonjë standard europian në trajtimin e
plehrave. Bile, edhe më keq po të kemi parasysh landfildin “modern” të vdekjes,
të reklamuar nga krye-bashkiaku Veliaj disa muaj më parë, por që tashmë hesht
dhe i qëndron sa më larg pa e menduar dy herë. Po ashtu, e sigurtë është që
kufijtë i kemi të shqyer në të gjitha aspektet dhe askush nuk mund të garantojë
që së bashku me plehrat jo të rrezikshme por gjithmonë ndotëse të mos hynë dhe
mbetje toksike e radioaktive. Shqipëria e sotme po ndryshon me shpejtësi drejt
një Kolumbie ballkanike, por tashmë mund të pohohet se ajo, me lejimin e
importit të plehrave, po rilind edhe në trajtën e një Guineje ballkanike; pra
me një model ekonomik shkatërrimtar në rrafshin njerëzor e natyror, të bazuar
në prodhimin e drogës, në transportimin e kësaj drogave vendase, por dhe atyre
që vinë nga lindja falë pozicionit tonë gjeografik, dhe sigurisht, me këtë
hapin e fundit rilindës, mbështetur dhe në përpunimin e mbeturinave të botës,
çfarëdo e sido qofshin ato! Pra, vizioni i ri ekonomik po përparon më tej dhe
tani po shpaloset më së miri për të kërkuar votën për një rishëmbje të vërtetë,
deri vrasje masive ose arratisje kolektive… Prandaj ky “model ekonomik” i
zgjedhur po zëvendëson duke luftuar një model normal liberal të bazuar në
investime vendase apo të huaja si ai i Omnix. Prandaj, tashmë që firma e
libanezit, të dhunuar barbarisht, hoqi dorë nga investimi i madh në Gjirin e
Lalzit, këtë humbje disa qindra milion euro apo ndikimin negativ në ekonomi të
investimit të munguar, me siguri, do ta kompensojnë kartelet pranë pushtetit
për të ndërtuar, mbi hektarët e braktisur nga Faadi i shkretë, një aeroport të
dobishëm si ai i Ishmit, pse jo dhe plantacione shtesë kanabisi në një
sipërfaqe të konsiderueshme. Patjetër kompanitë e aviacionit do të kërkojnë që
ky investim të ketë dhe pajisje më moderne komunikimi dhe ndriçim të pistës me
LED, në vend të ndriçimit me anë të zjarrit si teknologji e tejkaluar dhe me
cilësi të dobët për shkak të vizibilitetit të ulët apo mundësisë për një
përhapje të rrezikshme të tij në zonën rrethuese. Duhen marrë patjetër në
konsideratë dhe sugjerimet më të fundit e palëve të interesuara për mundësinë e
transportimit me nëndetëse, sidomos duke parë dhe afërsinë me bregun e detit.
Sigurisht, dhe investitorët kanabista duhet të mendojnë që të shtojnë ca
shpenzime dhe forcën punëtore sepse korrjen dhe pastrimin e terrenit, mbas mbledhjes
së bohçeve, mund mos e kryejë më policia e shtetit, por vetë punëtorët e
plantacionit. Kështu që do të shtohen orët e pagueshme të punës, pra do të
balancohet edhe ndikimi negativ në punësim apo të ardhura të vetë banorëve të
zonës, që përndryshe do të vuante jo pak nga largimi i Mitrit të gjorë që
planifikonte të punë