Dënimi i Frokajt/ Vasili: Mjerë ata që keqpërdoren nga ‘Rilindja’

248
Sigal

Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lezhës që ka dënuar me 4 vite burgim për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun demokrat të Lezhës Fran Frokaj, lidhur me çështjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin.

Nënkryetari i LSI-së akuzon se vendimi u dha për interesa politike.

Në një reagim në FB, Vasli shkruan:

Mjere ata qe keqperdoren nga rilindja tani ne grahmat e fundit!!
Ramaforma ne drejtesi nuk tremb asnjeri!
Ramaforma ne drejtesi qe godet ish Kryetarin e Bashkise se Lezhes Fan Frokajn thjesht se eshte opozitar po pergadit gropen e rilindjes.
Ramaforma ne drejtesi e kapur nga rilindja nuk ka bere asgje tjeter vecse ka rritur ne menyre shperthyese zemerimin te gjithe shqiptareve, qe mezi presin 25 prillin si momentin per shpagim.
Ramaforma, qe nxjerr kriminelet nga burgjet dhe mbron hajduterine dhe plackitjen qeveritare u ka bere te qarte shqiptareve se vetem duke u ngritur te gjithe ne kembe do te shpetojne veten dhe Shqiperine nga shperberja kombetare dhe territoriale.
Ramaforma ne drejtesi, qe mbyll dosjet e koncesioneve, te inkriminimit kriminal te qeverise neper afera dhe te krimit zgjedhor thjesht eshte iluzion i rilindjes pasi ato dosje do te gjykohen publikisht perballe popullit.
Kush duartroket sot Ramaformen ne Drejtesi thjesht konfirmon veten si pjese e rilindjes dhe konsumator i çorbes se saj te qelbur dhe mbeshtetes i antiligjit dhe antishtetit.
Kush keqperdoret nga rilindja duke shkelur ligjin, duke falsifikuar dokumentet e duke shtremberuar drejtesine do te kete vetem nje fund: burgun.
Cdo veprim shenohet, nuk harrohet dhe do te shpaguhet!!