‘Demokraci direkte, vetëm Referendum,’ Presidenca: Metën me shqiptarët si ndalon askush

433
Sigal

Zëdhësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish lidhur me tubimin e paralajmëruar nga Presidenti i Republikës në Qytetin student më datë 8 dhjetor, ndërsa sqaron se askush nuk mund ta ndalojë Kreun e shtetit deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për referendumet.

Blushi sqaron se tubimi i Dhjetorit do të jetë nisja e dialogut të Presidentit Meta me Shqipërinë dhe ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:

Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!

TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!

TANI VETËM REFERENDUM!

SHQIPËRIA E PARA!

SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË!