Demarkacioni, Berisha: Dy lajme të mira nga Kosova për të gjithë shqiptarët!

622
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë. Berisha thekson se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ka një impakt të madh në marrëdhëniet miqësore me këtë vend fqinj dhe heq çdo pengese për heqjen e vizave te BE për qytetaret e Kosovës.
Mes të tjerash Berisha tha se një hap tjetër me rëndësi është dhe njohja e Kosoves se Pavarur nga Barbados.
MESAZHI I BERISHËS
Dy lajme te mira nga Kosova per te gjithe shqiptaret!
Te dashur miq, ne prag te 10 vjetorit te Pavarsise se Kosoves u zhbllokua me negociata marrëveshja e demarkacionit te kufirit me Malin e Zi dhe shteti i Barbados deklaron njohjen e Republikes se Kosoves.
Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ka një impakt të madh në marrëdhëniet miqesore me kete vend fqinj dhe heq çdo pengese per heqjen e vizave te BE per qytetaret e Kosoves.
Njohja e Kosoves se Pavarur nga Barbados eshte nje hap tjeter i rendesishem ne konsolidimin e pozicionit nderkombetar te Kosoves dhe rrugen e anetaresimit te saj ne OKB! Urime Kosoves!!! sb
Sigal