Dekriminalizimi, KQZ nis verifikimet

550
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e enjte projektvendimin për riverifikimin e formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit”.
Tetë kryebashkiakëve dhe 13 deputetëve u është verifikuar formulari i dekriminalizimit.
Ata kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojnë apo plotësojnë vetëdeklarimet e tyre për pastërtinë e figurës, të njohura ndryshe si “formularët e dekriminalizimit”, duke argumentuar se “nuk e kishin kuptuar ligjin” ose se kishin marrë më pas informacion për dënime të mëparshme për të cilat “nuk kanë pasur dijeni” ose “nuk kanë ditur se duhej t’i deklaronin”.
Sipas KQZ, pranimi i kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit është bazuar në kodin e procedurës administrative dhe shtoi se plotësimi i të dhënave pas afatit ligjor të vendosur nga ligji i shërben transparencës.
Një prej deputetëve që ka kërkuar të plotësojë me të dhëna shtesë formularin e vetëdeklarimit është ish- kryeministri Sali Berisha.
Berisha dorëzoi me 26 Maj 2016 në KQZ një kërkesë për ndryshimin e të dhënave personale, me argumentimin se “nuk e kishte kuptuar ligjin”, pavarësisht se ai ka qenë një nga deputetët që e votoi ligjin në Kuvendin e Shqipërisë dhjetorin e vitit 2015.
Sigal