Dekriminalizimi, këta janë 19 deputetët dhe 11 kryebashkiakët që janë me probleme

517
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se 19 nga 140 deputetë dhe 11 kryebashkiakë kanë të dhëna dhe shënime në verifikimet e gjendjes gjyqësore. Sipas KQZ 121 deputetë të tjerë janë të pastër, duke përfshirë këtu edhe ministrat.
Nëpërmjet një deklarate për mediat KQZ i është përgjigjur edhe prokurorisë duke thënë se institucioni po zbaton vetëm ligjin. Deputeti Armando Prenga rezulton i njohur për policinë italiane dhe me 7 emra të ndryshëm, Ardian Ndoka, Mond Gjoni, Gjoni Don, Arjan Ndoci, Arjan Ndoc, Arjan Noci, Mondi Prenga.
Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vijim të komunikimeve publike për të ofruar transparencë mbi zbatimin e ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit, informon opinion publik se;
Nga 140 deputetë: 
121 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
19 prej tyre kanë të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
50 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
11 prej tyre kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave që nuk janë deputet, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
Nga 61 kryetar bashkie:
KQZ ka verifikuar 1595 anëtarë të këshillave bashkiakë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në KQZ. (Të dhënat për këshilltarët janë bërë tashmë publike në mbledhjet e KQZ-së)
I. Nga shqyrtimi i dokumentacionit (formularë vetëdeklarimi, vërtetime të gjendjes gjyqësore, dokumentacion dorëzuar nga vetë subjektete) funksionarët publikë, Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu kanë shënime në formularët e vetëdeklarimit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
II. Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.
III. Referuar nenit 45/3 i Kushtetutës dhe nenit 2 të ligjit 138/2015, përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar:
me burgim; 
me vendim të formës së prerë; 
për një krim; 
kur janë vërtetuar të 3 këto elemente, në mënyrë kumulative.
Ligji nr.138/2015 (i dekriminalizimit) është kujdesur në vijim të detajojë dispozitat përkatëse kushtetuese, duke sanksionuar një listë të mbyllur krimesh e duke përjashtuar veprat e tjera penale (rrjedhimisht edhe kundërvajtjet penale). Mbështetur mbi këtë bazë të qartë kushtetuese e ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se, funksionarët publikë kanë detyrimin të deklarojnë të dhëna për dënime me burgim me vendim të formës së prerë për veprime apo mosveprime brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat konsiderohen “krime” dhe jo dënimet me gjobë, në kuptim të Kodit Penal të RSh.
Bazuar në nenin 11 të ligjit të “dekriminalizimit”, KQZ duhet të bëjë kallzim penal për ata funksionarë që nuk kanë deklaruar dënime vetëm për ato krime të cilat përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të funksionit. 
Në zbatim të nenit 11 dhe 2 të ligjit 138/2015, për funksionarët e sipërcituar, të dhënat e pa deklaruara nuk përbëjnë shkak për ndalim të ushtrimit të funksionit apo për kallzim penal.
IV. Përsa iu përket funksionarëve publikë, deputetët: Artan Gaçi, Asllan Dogjani, Blendi Klosi, Florian Mima, Luan Rama, Mhill Fufi, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiakët: Ndrec Dedaj, Xhelal Mziu, Zef Hila që rezultojnë se, me vendim të formës së prerë, janë shpallur të pafajshëm ose çështja është pushuar nga organet kompetente shqipëtare, KQZ konstaton se nuk janë subjekt i ndalimit sipas ligjit.
V. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon gjithashtu se, 12 funksionarë publikë, 7 deputetë: Arben Ristani, Artan Gaçi, Spartak Braho, Sali Berisha, Vladimir Kosta, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu dhe 5 kryetarë bashkie: Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Tërmet Peçi, kanë depozituar në KQZ kërkesë për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ndonëse pas përfundimit të afatit të parashikuar nga neni 15, pika 2, e ligjit. Kërkesat e tyre për plotësimin e të dhënave kanë qenë ose për ndryshim gjenealitetesh, ose për të dhëna mbi dënime me gjobë për shpifje, armëmbajtje pa leje, fyerje etj. Vetëm 1 kërkesë për plotësim, është bërë për dënim me burg (45 ditë), për kalim të paligjshëm kufiri në vitin 1990.
Sigal